fbpx

Pyetjet më shpesh të parashtruara për IVF

Pacientët të cilët mendojnë për in vitro fertilizim, kanë pyetje dje dilema të shumta rreth procedurës dhe rreth asaj se çfarë i pret.

Çfarë paraqet IVF?

Kjo është procedurë në të cilën qeliza vezë fekondohet (fertilizohet) me spermatozoidin jashtë trupit të gruas në kushte laboratorike (in vitro). IVF është metodë e zgjedhjes gjatë sëmundjes së vezë përçuesve, si dhe gjatë numrit të zvogëluar ose kualitetit të dobët të spermatozoideve në lëngun spermatik. Procedura aplikohet edhe kur është fjala për donacion të qelizave vezë ose spermatozoideve. IVF aplikohet kur metodat tjera për të mbetur shtatzënë gruaja janë shterur.

Sa kohë është e nevojshme për gjetjen dhe marrjen e qelizës vezë?

Procesi i kërkimit të qelizës vezë është procedurë mjaft e shpejt. Kohëzgjatja varet prej asaj se sa folikula ka gruaja dhe si është kapshmëria e vezoreve. Kapshmëria do të thotë sa lehtë mund të arrihet deri te vezoret e sondë me ultra zë, pa dallim nëse ato kanë tendencë që të lëvizin më larg prej sondës. Zakonisht procesi zgjat prej 20-30 minuta.

A është procedura e dhembshme?

Kjo procedurë realizohet me anestezion, derisa pacientja fle. Përparësia qëndron në atë se nuk do të ndjeni kurrfarë dhimbje ose stres, e as nuk do ta mbani mend procedurën.

Si efekt i padëshiruar pas zgjimit nga anestezioni mund të jetë vetëm gërditje e butë ose vjellje.

A do t’i dëmtojë vezoret kjo procedurë?

Pa frikë, nuk do t’i dëmtoje vezoret tuaja. Ekzistojnë shumë ra të cilat deri tani e kanë kryer këtë procedurë. Vezoret edhe në të ardhmen do të jenë përgjegjëse për stimulim të prodhimit të qelizave vezë të reja dhe ju do të mund të keni shtatzëni në të ardhmen.

A do të kem gjakderdhje pas gjetjes së qelizës vezë?

Gjakderdhja vagjinale nuk është e pazakonshme pas gjetjes së qelizës vezë. Më shpesh kjo gjakderdhje ndodh për shkak të gjilpërës, me të cilën punktohet muri vagjinal. Shpesh gjakderdhja zgjat shumë pak dhe nuk është e vëllimshme.

A është normale që t fitohet vezë prej çdo folikuli?

Nuk do të thotë?. Zakonisht mjekët marrin më shumë qeliza vezë me madhësi të ndryshme. Disa folikule do të kenë vezë të papjekura ose mjaft të pjekura, të cilat nuk mund të identifikohen, e këto folikule llogariten si të zbrazëta.

Sa embrione janë të mjaftueshëm?

Në 2 përpjekjet e para, maksimum 2 embrione.

Çfarë ndodh pas transferimit të embrionit?

Në ditën e punktimit të folikuleve dhe transferimit të embrionit nevojitet pushim. Në periudhën që vijon aplikohet terapia hormonale (progesteron) dhe nuk ekzistojnë kufizime të veçanta lidhur me lëvizjen dhe obligimet e punës. Marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara derisa nuk vërtetohet nëse ka ndodhur shtatzënia. Pas kryerjes së transferimit të embrionit duhet të shmanget puna e rëndë fizike, prandaj më së miri merrni pushim, ndërsa ditën tjetër vazhdoni me aktivitetet e përditshme. Nëse ekziston rrezik i rritur për hiperstimulim ovarial, duhet të merrni disa ditë pushim.

A ekziston kufizim në moshë për zbatimin e metodës?

Nuk ekziston kufizim, por duhet të merret parasysh se te gruaja mbi moshën 40 vjet, suksesi është zvogëluar dukshëm.

A mund të bëhet diçka që të përmirësohet kualiteti i embrionit?

Jo! Nëse embrioni është me kualitet të keq, pasi që gjenetikisht është anormal, nuk ekziston asgjë që mund të bëhet që ta shpëtohet. Megjithatë, ekzistojnë procedura me t cilat mund të përmirësohen gjasat për implantim të embrionit.

Çfarë është Assisted hatching?

Që të implantohet embrioni në mitër duhet të lirohet nga zona pelucida, mbështjellësi i hollë që e mbështjell embrionin. Procesi gjatë të cilit embrioni lirohet nga zona pelucida quhet hatching. Ky proces mund të lehtësohet në atë mënyrë që para transferimit të embrionit bëhet hapje e hollë në zonën pelucida. Në “Acibadem Sistina” kjo procedurë kryhet me ndihmën e laserit më të sofistikuar për assisted hatching.

A mund të bëhet test për shtatzëni menjëherë pas IVF?

Rekomandohet që testi për shtatzëni të bëhet pas ditës së 12-të prej transferimit të embrionit, pasi që te disa gra HCG (hormoni në urinë ose gjak) do të jetë pozitiv për disa ditë, derisa te të tjerat nevojitet më shumë kohë.

A ekzistojnë kufizime në numrin e fertilizimit artificial?

Nuk ka kufizime në mundësinë për zbatimin e serishëm të procedurës. Statistikat tregojnë se numër i madh i çifteve kanë marrë rezultate pozitive nga IVG pas përpjekjes së dytë.

A është e rrezikshme shtatzënia me fertilizim artificial?

Shtatzënia si rezultat i fertilizimit jashtë trupit, nuk është me rrezik të rritur për shkak të vetë procedurës. Rreziku ndodh për shkak të moshës së pacientes dhe sëmundjeve të mundshme paraprake.