fbpx

4 pyetje dhe përgjigje rreth ushqyerjes së binjakëve

 Qumështi i gjirit është mënyra më e mirë për të ushqyer foshnjat. Megjithatë, kur bëhet fjalë për të ushqyer binjakë, nënat shumë lehtë heqin dorë nga ky veprim. Zakonisht, për shkak të faktit se shpesh janë në dilemë nëse kanë mjaftueshëm qumësht për të dy fëmijët. Në vijim do të gjeni përgjigje për pyetjet më të zakonshme.

  1. A duhet të ushqehen të dy fëmijët në të njejtën kohë?

Kur ushqeni binjakë apo më shumë foshnja, duhet të ushqeni çdo bebe më vete. Në këtë mënyrë do t’i kushtoni mjaftueshëm vëmendje bebes, sigurisht nëse e mbani në pozicionin e duhur dhe nëse thith siç duhet.

 Rekomandohet që të bëni një plan ditor, i cili do t’ju ndihmojë të kontrolloni se sa shpesh dhe se gjatë ushqehet secili prej foshnjave si dhe sa pelena shpenzoni për çdo foshnje. Nëse qumështin e nënës e hidhni në një shishe me biberon, do të jeni në dijeni për sasinë e qumështit që do të pijë secili prej bebeve  gjatë një vakti.  

Ju dhe foshnjat tuaja jeni ata të cilët përcaktonimënyrën e të ushqyerit me gji. Disa nga nënat mendojnë se të ushqyerit me gji në të njejtën kohë për binjakët është mënyra më e mirë dhe se në të njejtën kohë kursen kohë. Disa nëna të tjera preferojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre në mënyrë individuale. Provoni të gjitha mënyrat e mundshme të ushqyerjes me gji, për shembull, në mbrëmje ushqeni secilin prej fëmijëve individualisht, ndërsa gjatë ditës provoni t’i ushqeni të dy fëmijët në të njejtën kohë. Në këtë mënyrë ju vetë do të përcaktoni se cila është mënyra më e mirë dhe më e përshtatshme për t’i ushqyer foshnjat tuaja.

  1. A do të ketë nëna mjaftueshëm qumësht?

Shumica e nënave mund të prodhojnë mjaftueshëm qumësht për të ushqyer binjakët e tyre, dhe disa prej tyre madje për të ushqyer edhe më shumë fëmijë. Për të përcaktuar sasinë e nevojshme të qumështit për secilën foshnje, duhet të ndiqni këshillat në vijim:

Filloni menjëherë pas lindjes së fëmijës: fëmijët duhet ti ushqeni me gji menjëherë pas lindjes të paktën 8-12 çdo 24 orë. Sa më shpesh ti ushqeni, aq më shumë qumësht do të keni.

Përdorimi i pompës për zbrazjen e qumështit të gjirit: Nëse fëmijët tuaj kanë lindur para kohe dhe nuk mund ta thithin gjirin menjëherë, filloni me zbrazjen e gjirit menjëherë pas lindjes, në mënyrë që të siguroni mjaftueshëm qumësht. Kërkoni një pompë speciale e cila mund të përdoret për zbrazjen e qumështit për të dy gjinjtë në të njejtën kohë. Me përdorimin e kësaj pompe do të kurseni kohë të dyfishtë për zbrazjen e gjinjve (mjeljen). Kur të përcaktohet sasia e nevojshme e qumështit për bebet, anëtarët e tjerë të familjes do të mund t’ju ndihmojnë për të ushqyer foshnjat tuaja me anë të shishes me biberon.

Ndërrimi i gjirit: Ndërrimi i gjinjve gjatë momentit kur jeni duke ushqyer fëmijët tuaj, ju ndihmon në ruajtjen  dhe prodhimin e qumështit të gjirit pasi çdo bebe ka mënyrën dhe stilin e vet të thithjes së gjirit. Mundohuni që njërën bebe ta ushqeni me të njejtin gji gjatë gjithë ditës, dhe ditën tjetër ta ushqeni me gjirin tjetër ose ta ndërroni gjirin në çdo vakt. Mundohuni që beben ta mbani gjithmonë pranë gjirit, por gjithmonë duhet të bëni kujdes që gjiri të mos rëndojë mbi beben në mënyrë që të mos e bllokojë frymëmarrjen e bebes.

  1. A mund të ushqehen foshnjat në të njetën kohë edhe me qumështin e gjirit edhe me qumësht artificial?

Edhe pse qumështi i gjirit është ideal për foshnjat, disa nëna vendosin që ta kombinojnë atë me qumësht artificial, për shembull, mund ta ushqeni fëmijën një apo disa herë në ditë me qumësht artificial në vend të qumështit të gjirit. Konsultohuni me pediatrin tuaj për të përcaktuar se çfarë është më mirë për ju dhe për fëmijën tuaj. Nëse i ushqeni shpesh foshnjat tuaja me qumësht artificial, duhet të keni parasushë se qumështi i gjirit do të fillojë ta humbasë sasinë dhe do të keni çdo herë dhe më pak qumësht.

  1. Çfarë tjetër duhet të mbani mend në lidhje me të ushqyerit me gji për binjakët?

Të ushqyerit me gji për më shumë foshnja mund të jetë e vështirë, por mos u dekurajoni! Nëse nuk mund të gjeni dot një rrugë për ta bërë këtë gjë, kërkoni ndihmë nga pediatri juaj. Kërkoni ndihmë nga bashkëshorti ose nga anëtarët e tjerë më të afërt të familjes rreth detyrimeve shtëpiake, në këtë mënyrë do të keni më shumë mundësi për t’ju kushtuar më shumë vëmendje foshnjave të vogla. Jini më të durueshëm dhe tolerantë me bebet tuaja, ndërkohë që kontrolloni mjaft mirë të ushqyerit me gji për të dy apo më shumë foshnjave në të njejtën kohë, dhe në rast se keni ndonjë problem apo vështirësi, mos nguroni të kërkoni ndihmë.