Ligjerata mbi temën "Lindje spontane apo cezariane"
Dr. Ana Kacarska këtë të mërkurë iu përgjigj të gjitha pyetjeve më të zakonshme për të cilat janë të interesuara të gjitha gratë shtatzëna , lidhur me temën lindje spontane apo cezariane. Gratë shtatzëna të cilat ishin të pranishme, kishin mundësinë për tu informuar përsa i përket të dyja llojeve të lindjes, për avantazhet e lindjes spontane, për kushtet të cilat kërkojnë që lindja të përfundojë me prerje cezariane. Interesi kryesor i të gjitha grave shtatzëna ishin fazat e lindjes spontane, si fillon ajo, sa zgjatë, sa të forta janë dhimbjet dhe si e përjeton foshnja lindjen.
Miqtë tanë të Alkaloid, dhuruan për të gjitha gratë shtatzëna të pranishme një set produktesh të paletës së tyre. Të mërkurën e ardhshme (19 korrik) do të mbahen leksione të lira pa pagesë, rreth lindjes pa dhimbje dhe llojeve të anestezive. Leksioni do të mbahet nga anesteziolog specialist në Acibadem Sistina. Regjistroni praninë tuaj në 02/ 3099 500. Të gjitha gratë shtatzëna të cilat do të jenë të pranishme do të marrin dhuratë simbolike nga miqtë tanë të Acibadem Sistina Baby.