fbpx

Besimi që kanë në punën tonë i bën nënat e reja më të guximshme

“Jam e lumtur që punoj në profesionin më të bukur dhe më human. Edhe po të kisha një zgjedhje të re në jetë, përsëri do të kisha zgjedhur të punoj si akushere! Kështu e filloi tregimin e saj Snezhana Katiq, e cila punon në sallën e lindjes në “Acibadem Sistina” që nga momenti i hapjes së spitalit.

Nuk ekziston falenderim dhe gëzim më i madh për mua se përqafimi i nënës pas aktit të lindjes e cila me gjithë zemër thotë  - Faleminderit. Ti je ëngjëlli im mbrojtës!

“Është i papërshkrueshëm ai moment kur nëna për herë të parë qesh ndërkohë që fëmija qan. Ky moment nuk mund të përshkruhet me fjalë! Ndërmjet dhimbjeve të forta e sheh gjithë forcën dhe fuqinë e gruas shtatzënë gjatë momentit të lindjes, në momentin që shikon fëmijën e saj, në çast dhimbjet zhduken si me magji! Papritur gjithçka kthehet në gëzim dhe lumturi. Si për nënën ashtu edhe për akusheren  e cila është e pranishme gjatë të gjitha këtyre momenteve” – shprehet Snezhana.  

Durimi është tipari kryesor i çdo akushere

“Profesori im i akusherisë gjatë ligjeratave shpesh thoshte – Durimi është një nga aftësitë themelore që duhet të ketë një akushere në punën e saj.  Lindja është një proces i gjatë, i cili përfshin afrimitetin me gruan shtatzënë dhe veprimin apo aksionin në momentin e vërtetë. në fund të gjithë kësaj historie apo ngjarje çdo akushere mbetet e kënaqur. Ne jemi këtu për ta përgatitur dhe  ndihmuar nënën që ta sjell në jetë fëmijën e saj, dhe në fund, pas lindjes nëna të jetë e lumtur dhe e kënaqur” – shprehet Snezhana Katiq, akushere.

Dashuria ndaj profesionit është çelësi kryesor

Akusherja duhet të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, profesionalizëm, duhet ta ndjej dhe ta kuptoj gruan shtatzënë. Nga njëra anë duhet të mendosh në mënyrë profesionale dhe nga ana tjetër duhet të përdorësh ndjenjat në mënyrë që ti japësh dhe të bësh më të mirën për nënën e ardhshme. Çdo akushere duhet të punojë në mënyrën e vet, dhe vetëbesimi rritet me anë të përvojës dhe kënaqësisë së çdo gruaje shtatzënë – shprehet Snezhana Jovanovska, akushere.

“Akusherja duhet të ketë aftësi të mira komunikative pasi një pjesë e mirë e punës së saj përfshin edhe anën psikologjike.  Gjithashtu është e rëndësishme që të flasë me qetësi dhe butësi me gruan shtatznë si dhe me anëtarët e familjes së saj të cilët gjatë gjithë kohës janë të tensionuar dhe presin me ankth.  Akusherja duhet të kuptojë se çfarë do të thotë shtatzënia, lindja dhe fëmija i porsalindur  për çdo grua dhe familjarët e saj, gjithashtu duhet të jetë e vetëdijshme për reagimet e ndryshme , ndjenjat dhe gjendja e humorit të cilat ndryshojnë para, gjatë dhe pas momentit të lindjes.  Akusherja duhet të ketë profesionalizëm, dhe e aftë për të kryer ndërhyrjet të cilat bëjnë pjesë në fushën e punës së saj, të bashkëpunoj me anëtarët e tjerë të ekipit, si dhe duhet të njoh problemet të cilat i tejkalojnë kompetencat e saja.  Prandaj, akusherja vazhdimisht duhet edukohet dhe të përmirësoj nivelin në punën e saj” – shprehet Snezhana Jovanovska.

Besimi i nënave të reja është dhuratamë e madhe për ne

Besimi i tyre fitohet me butësi dhe ngrohtësi  duke bërë që çdo nënë e re të jetë e guximshme. Këto momente të bukura nuk iu ndodhin vetën atyrë, këto momenti i ndjejmë dhe ne sëbashku me to.  Nuk ekziston falenderim dhe gëzim më i madh për mua se përqafimi i nënës pas aktit të lindjes e cila me gjithë zemër thotë  - Faleminderit. Ti je ëngjëlli im mbrojtës! Momenti kur fëmija qan pas lindjes dhe buzëqeshja e nënës në të njejtin kohë, është momenti më i bukur i lindjes. Për të punuar si akushere fillimish duhet ta dashurosh punën, duhet të ndjesh përgjegjësi dhe duhet të kesh durim të madh, pasi bëhet fjalë për jetën e nënës dhe të fëmijës së saj.

Krenohem me ekipin tonë

Të gjitha akusheret në “Acibadem Sistina” janë me përvojë të gjatë dhe me profesionalizëm në punë. Vazhdimisht vlerësohen dhe edukohen  me qëllim  për t’ia bërë më të bukur, të qetë dhe të lumtur këtë moment gruas shtatzënë, sepse lindja mbahet mënd gjatë gjithë jetës, dhe ne duam që ky moment gjithmonë të kujtohet si mëmenti më i bukur i jetës së tyre – shprehet Snezhana Jovanovska.