Liari i vogël gjashtë vjeçar është bërë me motër
Inara e vogël është anëtarja më e re e familjes Jakupi. Gëzim i pa përshkruar për mami Leonorën, babi Ilirin dhe Liarin e vogël gjashtë vjeçar.
“Jemi tepër të kënaqur nga shërbimi dhe nga i gjithë stafi i spitalit “Acibadem Sistina”. Gjashtë vite më parë Liari ishte gëzimi ynë i parë i cili erdhi në jetë po në këtë spital. Me datë 11.01.2019 gëzimit tonë iu shtua edhe Inara, princesha jonë e vogël, anëtarja më e re e familjes tonë. Duam të falenderojmë përzemërsisht Dr. Pançevskin dhe Dr. Fidanovskin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre, duke mos lënë pas dore të gjithë stafin e departamentit neonatal të cilët janë 24 orë në dispozicion të foshnjave të porsalindura”, shprehen dy prindërit krenarë, Leonora dhe Iliri.
Ndajmë me ju momentet e tyre të para sëbashku, duke i uruar Inarës së vogël një fëmijëri të lumtur të shëndetshme dhe plot ëndrra të bukura!