Java e 22.
Foshnja juaj rritet gjithnjë dhe më shumë, duke ushtruar presion në mushkëri, prandaj është normale që të ndjeni se nuk mund të mbusheni mirë me frymë. Rritja e menjëhershme e barkut shkakton tërheqjen dhe shfaqjen e strive të para. Ju nuk mund ti kontrolloni ato krejtësisht pasi arsyeja kryesore e shfaqjes së strive është predispozita gjenetike edhe pse mundohuni ta hidratoni lëkurën. Në javën e 22 hormonet çoroditen (ndizen) dhe nënat e ardhshme kanë rritje të epshit. A fotografoheni rregullisht? Mos harroni të lini kujtime të gjata për të cilat do të kujtoheni me kënaqësi.
Foshnja juaj ka madhësinë e papajës
Është i gjatë rreth 26-30 cm, dhe peshon rreth 450 gram. Çdo fëmijë zhvillohet në mënyrë individuale.
Foshnja në javën e 22
Gjithnjë dhe më shumë merr pamjen e bebes së vërtetë.
Buzët janë të formuara.
Sytë janë të formuara plotësisht, por ngjura e irisit nuk është akoma e përcaktuar (mungon pigmenti i irisit).
Vazhdon zhvillimi i trurit
Zhvillohet ndjesia e prekjes
Zhvillohet pankreasi
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë
Rritje të epshit
Shfaqja e strive
Rritje të rrjedhës vaginale
Rritje të peshës trupore
Dhimbje shpine të lehta. Për shkak të tendosjes së muskujve dhe ligamenteve si dhe për shkak të rritjes së peshës trupore.
Vështirësi në frymëmarrje. Mitra ushtron presion në mushkëri.
Këshillojmë
Lexoni përse duhet ti harroni takat e larta gjatë shtatzënisë.