Çfarë të ndërmerrni nëse fëmija bie në kokë
Lëndimet në kokë mu d të ndahen në të jashtme (shpesh në lëkurën e kafkës) dhe të brendshme (lëndime të kafkës, trurit dhe enëve të gjakut në kafkë). Për fat të mirë, shumica e lëndimeve në kokë janë të jashtme, të cilat në shikim të parë janë të tmerrshme, por në të vërtetë nuk janë të rrezikshme për jetën. Lëndimet e brendshme të trurit nuk janë të rrezikshme pasiqë sjellin deri te gjakderdhja ose shtypja e trurit.
Si reagojnë prindërit kur fëmija do ta lëndojë kokën?
Pa marrë parasysh se si ka ardhur deri te lëndimi, çdo lëndim i kokës duhet të merret seriozisht. Prindërit menjëherë duhet të kërkojnë ndihmë nga mjeku. Më së paku e rëndësishme është se si ka ndodhur lëndimi. Ajo që ka rëndësi shumë të madhe është se si sillet fëmija. Reagimi i tij e përcakton peshën e lëndimit. Disa fëmijë nuk kanë shenja serioze, derisa të tjerët bien në komë të thellë. Në çdo rast, fëmijët në disa minuta mund ta humbin jetën nëse nuk reagohet në mënyrë adekuate.
Lëndimet e lëkurës së kafkës
Lëkura e kafkës është e pasur me enë të gjakut, kështu që edhe një lëndim i vogël shkakton gjakderdhje të mëdha. Paraqitja e xhungës (të ënjturit) paraqet grumbullimi i gjakut të venës në vend të caktuar nën lëkurën. Në këtë rast do të nevojiten disa ditë deri në një javë që të tërhiqet spontanisht.
Menjëherë duhet të konsultohet mjeku nëse fëmija e ka humbur vetëdijen, bile për një çast, ose nëse ka disa nga këto simptoma:
- nuk ndalet së qari, ankohet për dhimbje në kokë dhe qafë,
- shpesh vjedhë,
- vështirë vendoset kontakt dhe është i përgjumur,
- nuk ecë normalisht.
Nëse fëmija nuk e ka humbur vetëdijen, nuk vjedh dhe sillet normalisht mund të trajtohet me lecka të ftohta (nuk aplikohet akull drejtpërdrejt në lëkurë) çdo 3-4 orë nga 20 minuta. Nevojitet që fëmija të vëzhgohet 24 orët e ardhshme. Nëse e zë gjumi, duhet të zgjohet së paku 2-3 herë.
Lëndimet e brendshme
Edhe pse truri është i mbështjellë me membranë të fortë dhe jashtë tij me lëng (liktor) ai megjithatë është i ekspozuar në lëndime në vendin e goditjes. Gjithashtu, enët e gjakut mund të këputen dhe të sjellin deri te gjakderdhja. Disa nga lëndimet e brendshme – komplikime të thyerjes në kafkë, enë të këputura të gjakut ose njolla në tru mund të jenë mjaft kërcënuese. Fëmija duhet të kontrollohet nga mjeku gjithmonë kur ka:
- Humbje të vetëdijes më shumë minuta,
- Frymëmarrje e vështirësuar,
- Plagë e madhe në kokë,
- Gjakderdhje ose lëng tjetër nga hunda ose veshi,
- Çrregullime në të folurit ose shikimit,
- Gjerësi e ndryshme e bebëzave,
- Dobësi e ekstremiteteve,
- Dhimbje ose shtrëngim në qafë,
- Ngërçe.
Nëse fëmija është e vetëdijshme dhe ka plagë në kokë:
- Bëni përpjekje që fëmija të mbetet i qetë dhe pa u shtrënguar,
- Nëse plaga ka gjakderdhje, mbulojeni me fashë,
- Mos e pastroni plagën,
- Mos bëni presion mbi plagën, pasi që mund të ketë të thyera në kafkë,
- Mos nxirrni kurrfarë sendesh nga plaga.
Tronditje në tru
Ky është lloj i lëndimit të brendshëm të trurit. Tronditja paraqet ndërprerje të përkohshme të funksionit të trurit normal për shkak të lëndimit. Tronditjet përsëritëse mund të sjellin deri te dëmtimi i përhershëm i trurit. Një nga shkaqet kryesore për tronditje janë lëndimet sportive. Fëmija i cili ka lëndime të trurit duhet të ketë kujdes për këto shenja:
- Ndje marramendje, jo stabilitet,
- Vjellje dhe dhimbje koke,
- Humbja e memories para dhe pas lëndimit,
- Shikimi i çrregulluar dhe mprehtësia e shikimit,
- Të folurit e çrregulluar dhe të folurit pa kuptim,
- Përqendrim i vështirësuar,
- Vështirësi në mbajtjen e baraspeshës,
- Anksiozitet dhe nervozë pa shkak të caktuar.