fbpx

Gjithçka që duhet të dini për dhimbjet e lindjes

Nëpërmjet prezanitmit të ilustruar, prindërit e ardhshëm do të mund të shohin se si duket procesi i lehtësimit të dhimbjeve para aktit të lindjes. Dr. Margarita Lovaç Çepuijnoska iu shpjegoi grave shtatzëna të cilat ishin të pranishme të dyja llojet e anestezisë si dhe në cilat raste zbatohen ato. Informacione të dobishme në lidhje me aktin e lindjes dhe dhimbjet e saj dha edhe akusherja Snezhana Jovanovska.

Përveç leksioneve të mbajtura nga anesteziologu, gjysma e dytë e takimit edukativ i kushtohej çeshtjeve dhe dilemave të nënave. Sa kohë zgjat anestezia, a zhduket vërtetë dhimbja me ndihmën e anestezisë epidurale, sa e sigurt është procedura dhe shumë pyetje të tjera për të cilat u përgjigj Dr. Çepujnoska.

Leksioni i ardhshëm të mërkurën me datë 02.03.2016 me temë Kujdesi i të porsalindurit, do të mbahet nga specialist neonatolog pediatër. Këto leksione janë pa pagesë dhe të hapura për të gjithë prindërit e ardhshëm. Ju duhet vetëm të lajmëroni për praninë tuaj në 02 30 99 500.