Lëkura kërkon një kujdes të veçantë gjatë shtatzënisë
Një numër i madh i ndryshimeve në shtatzëni lidhur me elasticitetin, pigmentimin dhe ndjeshmërinë e lëkurës janë të pritura dhe mëse normale, por gjithësesi, në rast se shfaqen është e nevojshme që të konsultoheni me dermatolog. Veçanërisht për ndryshimet e nishanëve të cilat janë të pritura gjatë shtatzënisë. Ekspozimi ndaj diellit është një rrezik plus për shëndetin e lëkurës dhe gratë shtatzëna duhet ta mbrojnë lëkurën në mënyrë adekuate kur rrezet UV janë të dëmshme. Hidratimi i lëkurës është shumë i rëndësishëm në këtë periudhë, sidomos në tremujorin e tretë, atëherë kur lëkura tërhiqet më tepër.
Kjo është vetëm një pjesë e rekomandimeve të cilat Dr. Vesna Pljakoska, dermatologe në “Acibadem Sistina” i’u rekomandoi nënave të ardhshme në leksionin e mbajtur dje.
Çdo shtatzëni është individuale dhe manifestohet në mënyra krejtësisht të ndryshme, pikërisht për këtë gratë shtatzëna i drejtuan pyetje të ndryshme Dr. Vesna Pljakovskës lidhur me problemet e lëkurës me të cilat ato përballen.
Me këtë leksion përfundon cikli i tretë i leksioneve edukative për një shtatzëni të shëndetshme dhe përgatitjen për momentin e lindjes. Të mërkurën e ardhshme me datë 11.05.2016 me temë “Skrininzet e detyrueshme gjatë periudhës së shtatzënisë” do të mbahet nga Dr. Ana Kacarska, gjinekologe – obstetër. Leksionet janë të hapura për të gjithë prindërit e ardhshëm të cilët janë të interesuar. Në vijim do të gjeni programin e ri sëbashku me temat.