fbpx
Shtatzënia sipas javëve

Mjete

Ndjekja e pjellorisëNdjekja e shtatzënisëNdjekja e fëmijës

Ushqimi i duhur luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës. Me ushqimin e duhur, fëmija zhvillohet dhe përparon shpejtë. Besohet se fëmija deri në muajin e gjashtë duhet ta dyfishojë peshën e tij, dhe deri në fund të vitit të parë ta trefishojë atë.

Futja e ushqimit të shumëllojshëm është një periudhë e ndryshimeve të mëdha fëmijën.  Periudha kur fëmija fillon të ushqehet me ushqim shtesë përveç qumështit të gjirit, mund të rezultojë me refuzim dhe nxjerrjen e ushqimit dhe në pakënaqësinë e fëmijës.   

Futja e këtij ushqimi shtesë zakonisht ndodh në muajin e katërt ose të gjashtë kur vlera energjitike e qumështit të gjirit domethënë formula e qumështit nuk është e mjaftueshme për të plotësuar nevojën e rritjes së shpejtë dhe zhvillimin e fëmijës.

Nëse fëmija ka një rritje dhe zhvillim të mirë, fëmija mund të ushqehet me qumësht gjiri deri në 6 muajt e parë.  Në asnjë mënyrë nuk duhet të filloni ta ushqeni fëmijën me ushqim shtesë para 4 muajve të parë, për shkak të papjekurisë së shumë enzimave të cilat bëjnë pjesë në tretjen dhe përpunimin e ushqimit, si dhe për shkak të papjekurisë së përgjithshme të sistemit të tretjes në organizmin e bebes, i cili mund të shkaktojë zhvillimin e reaksioneve alergjike.

Është shumë e rëndësishme që futja e ushqimit shtesë tek fëmija të kryhet në mënyrë graduale, sigurisht duke u konsultuar me pediatrin tuaj.  

Me çfarë ushqimi duhet të filloni:

Fillimisht duhet të filloni me fruta dhe perime. Sigurisht ky lloj ushqimi vjen si ushqim plotësues, pas ushqimit me gji, i cili vazhdon të luaj rolin kryesor në ushqimin e fëmijës.  Duhet bërë kujdes edhe në përzgjedhjen e frutave. Fillimisht jepen ato të cilat janë më pak alergogjene ( molla, dardha, bananja, kumbulla).  Në të njejtën kohë fillohet edhe me futjen e perimeve (patate, karrota, brokoli, lulelakër, kungull, etj.).

Me perimet kokërra duhet të filloni gjatë muajit të nëntë. Vakteve të frutave dhe perimeve nuk duhet t’i shtoni kripë apo sheqer, sepse sitemi urinar dhe enzimat të cilat nuk janë në gjendje për të eliminuar në mënyrë adekuate materialet dëmtuese, akoma nuk e kanë të stabilizar funksionin  e tyre.  Frutat dhe perimet, janë një zgjidhje natyrale e vitaminave dhe oligoelementeve, kështu që futja e mjaftueshme e tyre, ndihmon për të rritur mekanizmat mbrojtëse të trupit dhe kntribuon në rritjen e shëndetshme të fëmijës.

Mishi është një nga burimet më të rëndësishme të proteinave dhe yndyrave, si dhe burim i energjisë dhe hekurit në këtë periudhe të rritjes dhe zhvillimit të fëmijës. Futja e mishit në ushqimin e fëmijës duhet të kryhet diku rreth muajit të shtatë.

Drithërat në fillim jepen vetëm ato të cilat nuk përmbajnë gluten siç është orizi, palenta, ndërkohë që drithërat e tjera si dhe buka i jepen fëmijës rreth muajit të nëntë dhe të dhjetë. Drithërat janë të pasura me fibra dietike të cilat e lehtësojnë tretjen e ushqimit të futur shtesë dhe përmirësojnë mikroflorën e zorrëve. Përmbajnë hekur, jod, kalcium, vitaminë A, B dhe C.

MBANI MEND

  1. Qumështi i gjirit është ushqim i pazëvendësueshëm për fëmijën tuaj
  2. Në rast se ushqimi me gji është i pamundur, përdorni qumësht të adaptuar me formulë.
  3. Ushqimi i balancuar jepet gradualisht dhe gjithmonë me këshillën e mjekut pediatër.
  4. Ushqimi duhet të përmbajë produkte të freskëta, të përpunuara mirë termikisht, gjithashtu, jepini fëmijës tuaj fruta të freskëta të cilat në atë periudhë janë burimi më i mirë i vitaminave dhe ologoelementeve.
  5. Vitamina D, e cila edhe pse është e pranishme në shumë produkte të cilat gjenden në tryezën tonë, gjithësesi duhet të shtohet në ushqim (vitamina me pika për kockat, 400 IE/ ditë), veçanërisht në periudhën kur fëmija fillon të qëndrojë në këmbë dhe fillon të ecë.