fbpx

Gjashtë muajt e parë të zhvillimit të fëmijës

Muaji i parë -  fëmija ushqehet në intervale të rregullta. Duke filluar nga dita e parë fëmija ushqehet vetëm me qumështin e nënës.  Në rast se nëna nuk ka mjaftueshëm mleko, atëherë përdoret qumësht i adaptuar. Gjatë muajit të parë, pjesa më e madhe e të porsalindurve, konsumojnë 75 -100 ml  qumësht në vakt, në intervale të rregullta. Komunikimi i tyre manifestohet me tinguj të qetë dhe më pas shndërrohet në belbëzim në fund të muajit të parë.  Duan aroma të lehta dhe mbulesa të buta. Qetësohen kur ju drejtohesh me zë të butë, ose kur lëshoni muzikë të qetë.  Lëvizjet e papritura të fëmijëve bëhen më të qeta me maturimin e sistemit nervor, dhe kontrollit të muskujve.  Shumica e veprimeve janë reflekse ( ashtu sikurse edhe të ushqyerit me gji dhe mbledhja e duarve grusht të cilat i mbajnë në gojë). Koka i’u bie nga mbrapa nëse nuk i’a mbani me dorë.  Lëvizja shprehet kryesisht me zgjatues alternativ fleksibilë (duke i mbledhur dhe duke i tërhequr) lëvizjet e gjymtyrëve. Gjatë kësaj periudhe, përdorni  shprehje të thjeshta dhe me ndjenjë duke i’u drejtuar foshnjes me emër.

Muaji i dytë – mprehet shikimi tek fëmija

Në muajin e dytë fëmija fillon të bëjë asocime të thjeshta: nëse qan, menjëherë do ta merrni në krah. Rritet ndërgjegjësimi i stimujve të jashtëm.  Gjatë kësaj periudhe kryesisht komunikon duke qarë. Fillon të artikulojë tinguj si ‘ ow – ow’ apo ‘oh – oh’. I  hap dhe i mbyll duart me kujdes. Mund të mbajë ndonjë subjekt në dorë për disa sekonda.  Fillon ti drejtojë këmbët dhe mundohet që ta drejtojë kokën.  Disa reflekse humbasin. Mprehet shikimi dhe fillon të ndjekë me sy  subjektet dhe personat përreth.  Gjatë natës mund të zgjohet për shkak të dhimbjeve të barkut, por ato do të zhduken pas muajit të tretë.

Nënat  këshillohen që t’i veshin bebet e tyre me më shumë rroba, për shkak se kontrolli i temperaturës tek foshnja nuk është ende  i përcaktuar.

Muaji i tretë -  vogëlushi fillon të bëjë gu-ga.

Në muajin e tretë fëmija reagon me buzëqeshje ndaj reflektimit të vet në pasqyrë.  E ndërpret të ushqyerin me gji kur dëgjon zërin e prindit. Fillon të artikulojë dhe të stimulojë tinguj kur dëgjon zëra.  Zgjat duart nëse doni ti jepni diçka.  Kur qëndron shtrirë me kurriz, i lëviz të dyja duart dhe këmbët.  Nëse e vendosni që të qëndrojë shtrirë në bark, mundëhet që ta ngrejë kokën lart. Fillon t’i lëvizë këmbët me më shumë forcë ( sidomos në pjesën e pelvisit dhe të gjunjve).  Kur i flisni – qesh dhe lëshon zë në formë tingulli. Në rast se nuk përgjigjet, mund të jetë një tregues se foshnja  mund të ketë problem me dëgjimin.  Lëvizja e syve duhet të jetë në një linjë, dhe duhet të jetë në gjendje që ,të përqëndrohet  në një subjekt.

Muaji i katërt – arrin ta njohë nënën edhe pse ndodhet në një grup njerëzish

Në muajin e katërt, foshnja mund të ndjejë vende dhe njerëz të huaj. Komunikon me veten ose me njerëzit. Ngreh zërin sikur kërkon të drejtojë pyetje. Arrin të dallojë se kush janë personat e tij më të afërt. Komunikoni me fëmijën tuaj duke i’u drejtuar ballë për ballë, mundohuni që të imitoni tingujt që ata lëshojnë duke treguar interes ndaj tyre. Në këtë periudhë fëmija fillon të kapë subjekte, luan me rrake – take  dhe mundohet të fusë gjithçka në gojë.  Mëson se si ta kalojë peshën nga njëra anë në tjetrën, në mënyrë që të mund të rrotullohet.  Forcohet pjesa e sipërme e trupit dhe e duarve. Mund të qëndroj ulur vetëm për një moment nëse e mbani për të mos humbur balancin. Në këtë periudhë mund të fillojë të ushqehet me pure frutash, dhe lëngje. Shikon ngjyrat, përshtatet me distanca të ndryshme dhe arrin të dallojë thellësinë e hapësirës.

Këshilla

Për shkak të rënies kalimtare të imunitetit (humbjes së antitrupave të nënës), mund të marrë të ftohtë.  Në rast se simptomat zgjasin, duhet të kontaktoni mjekun.

Muaji i pestë -  fëmija  flë gjithë natën dhe dy herë gjatë ditës. Në muajin e pestë fëmija i hedh lodrat për ta parë prindi se si i merr përsëri.  Gjatë hedhjes i shikon lodrat se si bien dhe ku bien. Mundohet që të ndjekë lëvizjet e buzëve të personave që i flasin dhe mundohet që të përsëris të njejtën gjë.  Fillon të shqiptojë bashkëtingëllore si ‘M’ dhe ‘B’ . i kalon lodrat nga njëra dorë në dorën tjetër. Mund ta mbajë shishen e qumështit me të dyja duart.  Zhvillohet më mirë kontrolli i trupit, kokës dhe qafës. Ngre kokën dhe e mban ngritur ndërkohë që e keni lënë shtrirë në bark. Kur e ngrini në krahë ‘ si avion’ e mban trupin fortë.  Kur qëndron shtrirë në kurriz, i ngre këmbët dhe gishtat e mëdhenj të këmbëve mundohet që ti fusë në gojë. Në këtë periudhë bebet janë të gatshëm për ushqime të pasura me hekur, sikurse janë perimet jeshile, të cilat ndikojnë në mënyrë të favorshme për rritjen e tyre. Gjatë të ushqyerit me gji ju tërhiqet vëmendja shumë lehtë. Disa fëmijë fillojnë të heqin dorë nga të ushqyerit me gji.

Muaji i gjashtë -  fëmija mund të qëndrojë ulur vetë

Në muajin e gjashtë fëmijën mund ta mësoni se si të krijoj duke ndryshuar  formën e lëvizjes së gojës. Në këtë periudhë mundohuni  që të mos komunikoni me ta në gjuhën e tyre. Përdorni fjalë të thjeshta dhe normale. Fëmija gjatë qëndrimit ulur mundohet të kap subjekte apo lodra. Ruan ekuilibrin gjatë qëndrimit ulur  falë forcimit të muskujve të barkut. Mund të tërhiqet zvarrë duke i shtyrë këmbët. Përsa i përket ushqimit mund ta ushqeni me supë  pule, si dhe me mish pule të miksuar. Fillojnë të dalin dhëmbët e poshtëm ndërmjet muajit të gjashtë dhe të shtatë, për këtë arsye mund të shfaqet ënjtje të mishrave të dhëmbëve dhe fëmija gjatë gjithë kohës është nervoz dhe qan.  Rrathë për mishrat e dhëmbëve  duhet të jenë të përpunuara me gomë të fortë dhe nuk duhet të ngrirë.