Kafshët shtëpiake dhe fëmijët JO në të njejtin ambient
Shumë nga prindërit e rinjë pyesin veten nëse është gabim që në të njejtin ambient të qëndrojë edhe fëmija e tyre edhe kafsha e tyre shtëpiake. Mjekët pediatër nuk rekomandojnë që fëmijët e vegjël të ndajnë të njejtën hapësirë dhe ajër me kafshët shtëpiake. Këtu keni disa arsye përse nuk duhen lënë në të njejtin ambient:
Sado që të mundoheni dhe ti merrni të gjitha masat parandaluese, siç është vaksinimi apo ruajtja e higjenës së kafshës tuaj shtëpiake, përsëri ka pasoja negative të pranisë së tyre. Gjëja më e keqe të cilën prindërit nuk mund ta shmangin është prania e qimeve të kafshës të cilat fëmija juaj shumë lehtë mund ti thithë. Në këtë mënyrë mund të shfaqen probleme me zhvillimin e procesit të mushkërive, problem i cili vështirë se mund të provohet dhe të vërtetohet, pasi qimet janë shumë të vogla dhe pothuajse të padukshme.
Komplikimi më i keq është thithja e qimeve të vogla nga lëkura e kafshëve, pasi pranija e tyre nuk mund të detektohet as në bronkoskopi as në rengen. Fëmija do të ketë kollë të vazhdueshme dhe do të zhvillohet procesi i inflamacionit, ndërkohë që shkaku i kollës vështirë se mund të përcaktohet. Nëse arrihet të përcaktohet shkaku, atëherë vijon metoda invazive për pastrimin e frymëmarrjes. Një arsye tjetër e rëndësishme, është shfaqja e alergjisë e cila mund të shkaktojë bronkit. Tek testet e alegjisë të cilat kryhen tek fëmijët, përfshihen edhe testet të cilat zbulojnë alergjinë e shkaktuar nga qeni apo macja.
Ehinokokusi, krimbat, parazitët në zorrë, gjithashtu janë shumë të rrezikshëm, dhe fëmijët mund ti marrin këto nëse luajnë me qenë apo me mace.