fbpx

Keqpërdorimi i antibiotikëve

Mos harroni! Antibiotikët janë ilaçe të cilat shërbejnë për kurimin e infeksioneve bakeriale.vetëm përdorimi i tyre i duhur, i kontrolluar, racional, dhe i justifikuar mund të parandaloj përhapjen e problemit të rezistencës ndaj tyre. Para se të jepni apo të merrni antibiotikë, sigurohuni që vendimi juaj të jetë i justifikuar!

Para se të filloni terapinë me antibiotikë është e rëndësishme që të bëni disa hapa të nevojshme:

  1. I sëmuri duhet të shkojë tek mjeku i cili do të caktojë ekzaminimin e duhur, në varësi të llojit të infeksionit dhe organet të cilat janë të prekur;
  2. Më pas është marrja e mostrave për përpunim mikrobiologjik, që mundëson identifikimin dhe izolimin e saktë të bakteres e cila ka shkaktuar infeksionin;
  3. Më pas bakteria e izoluar testohet për ndjeshmërinë ndaj antibiotikëve gjatë së cilës sigurohen të dhëna të sakta se cili antibiotik do ta shërojë infeksionin në mënyrë më efikase;
  4. Të dhënat e nevojshme që doktori të mund të lëshojë terapinë e duhur me antibiotikë merren në formën e rezultateve mikrobiologjike;

Kur mjeku të ketë përcaktuar terapinë, pacienti duhet ta marrë atë rregullisht dozat e caktuara në intervale ditore sipas rekomandimit të mjekut. Terapia nuk duhet të ndërpritet madje edhe nëse i sëmuri ndjen përmirësim.  

Antibiotikët nuk mund të përdoren në asnjë mënyrë, dha as që do tëjenë të efektshëm për trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga viruse siç është ftohja, gripi, kolla, infeksionet virale në hundë dhe në fyt, dhe të tjera si këto. Ato nuk ndihmojnë as në rastin e problemeve alergjike tek pacientët. Përdorimi i antibiotikëve në këto raste është një shpërdorim i vërtetë pasi nuk do të mund ta shërojë infeksionin dhe nuk do të mund të parandalojë përhapjen e infeksionit tek personat e tjerë, dhe as që do të përmirësojë gjendjen e pacientit. Antibiotikët nuk janë ilaçe të padëmshme. Përdorimi i tyre i pakontrolluar mund të shkaktojë efekte anësore dhe sigurisht kontribuon në zhvillimin e rezistencës e baktereve ndaj antibiotikëve.

Bakteret bëhen rezistente ndaj antibiotikëve

Rezistenca ndaj antibiotikëve do të thotë se bakteret kanë fituar aftësinë për të qenë rezistente ndaj një ose më shumë klasave të ndryshme të antibiotikëve, kjo do të thotë se këto antibiotikë nuk kanë asnjë ndikim në to. Rezistenca mund të transferohet nga një lloj bakterie në një tjetër. Prandaj, rezistenca ndaj antibiotikëve është një problem serioz dhe aktual global. Gjatë rritjes së vazhdueshme, moskontrollimit apo keqpërdorimit të antibiotikëve, shkaktohet rezistenca ndaj antibiotikëve sepse bakteret aktivizojnë të gjitha mekanizmat për të mbijetuar. Sa më shpesh bakteret të ekspozohen ndaj antibiotikëve, aq më shumë gjasa kanë për të mbijetuar duke zhvilluar mekanizma më komplekse të rezistencës. Prandaj, në ditët e sotme përballemi më shpesh me infeksione të cilat nuk mund të trajtohen me antibiotikë, me të cilët mund të kuroheshin vite më parë.

Infeksioni i shkaktuar nga baktere rezistuese është një problem serioz, sepse trajtimi i këtij infeksioni është i komplikuar, i gjatë dhe i pasigurt. Problemi mund të komplikohet më tej, nëse e njejta baktere mund të transferohet edhe tek persona të tjerë, duke shkaktuar infeksion edhe tek ata. Atëherë bëhet fjalë për një rritje epidemike të infeksionit të shkaktuar nga bakteret rezistente.

Në rast se antibiotikët nuk ndikojnë, rezultati mund të jetë si në vijim:

  1. Sëmundje më afatgjatë (infeksion);
  2. Komplikime serioze të infeksionit;
  3. Nevoja për antibiotikë më të fortë, më të shtrenjtë, she më toksikë;
  4. Përhapje e infeksionit tek personat e tjerë, dhe shkaktimi i epidemisë;

Laboratori i mikrobiologjisë dhe parazitologjisë, ka për qëllim të identifikojë agjentët etiologjik të infeksioneve, të cilat mund të jenë baktere, viruse, myk dhe parazitë. Njohja e saktë e shkakut të infeksionit mundëson një zgjedhje të mirë të terapisë, e cila siguron trajtimin e infeksionit. Në laboratori përdoren metodat më moderne për diagnozën e shpejtë dhe të saktë të infeksioneve. Testimi i antibiogramit (test i cili tregon nëse jeni alergjik apo keni problem me marrjen e ndonjë antibiotiku) është në përputhje me protokollet kryesore të cilat mundësojnë ndjenjën e të gjitha llojeve të rezistencës.