fbpx

Alarm – Fëmija ka temperature

Ndoshta deri tani keni patur përvojë që vogëlushi juaj të zgjohet i shqetësuar në mes të natës, i djerësitur dhe i nxehtë. Gjëja e parë që ju vjen ndërmend është se fëmija ka temperaturë dhe në të njejtin moment merrni termometrin për të parë nëse vërtetë fëmija ka temperaturë.
 Shumica e rasteve me temperature tek fëmijët nuk janë serioze, dhe jvijnë si rezultat i infeksioneve të zakonshme tek fëmija. Për problemin i cili shfaqet më shpesh tek fëmijët e vegjël, biseduam me dr. Tanja Jovanova, pediatër.

Çfarë është temperatura e lartë?

Rritja e temperaturës së trupit apo ethet, janë  një reagim  mbrojtës i organizmit ndaj ndonjë infeksioni apo ndaj ndonjë çrregullimi tjetër në organizëm. Ethet në vetvete janë simptoma të ndonjë infeksioni apo sëmundje. Temperatura ndihmon organizmin për të luftuar me infeksionin pasi vepron dëmshëm për zhvillimin e shumë viruseve dhe baktereve. Qëndrimi i duhur ndaj këtij simptomi ndihmon për të ndjekur rrjedhën e sëmundjes dhe efikasitetin e trajtimit. 

Shkaqet e rritjes së temperaturës tek fëmijët

Zakonisht tek fëmijët, rritja e temperaturës shfaqet gjatë viruseve acute dhe infeksioneve bakteriale. Por rritja e temperaturës mund të shfaqet edhe gjatë kushteve dhe çrregullimeve të tjera në organizëm, pas vaksinimit, për shkak të dehidratimit, gjatë traumave për shkak të dëmtimit të indeve, të disa ilaçeve, çregullimit hormonal, për shkak të sëmundjeve inflamatore dhe autoimune.

Çfarë duhet të bëni nëse fëmija juaj ka temperaturë?

Ne, mjekët pediatër, rekomandojmë që kur fëmija ka rritje të temperaturës, duhet të rrisni marrjen e sasisë së lëngjeve (supa, çajra, lëngje frutash) për të shmangur dehidratimin, dhe nëse bëhet fjalë për bebe, duhet ti jepni për të pirë gji më shpesh. Më pas duhet ti bëni banjë me ujë të vakët, temperature e ujit duhet të jetë rreth 32 -33 gradë Celsius, por asnjëherë me ujë të ftohtë apo ti bëni masazh me leckë me ujë të vakët. Nuk rekomandohet masazhi me alkool të holluar me ujë 1:1 për shkak të rrezikut të inhalimit  të avullit të alkoolit dhe absorbimit nëpërmjet lëkurës delicate të fëmijës. Nëse fëmija ka të ftohtë (gjë që ndodh kur fillon të rritet temperature e trupit) mund ta mbuloni me anë të një mbulese të lehtë, dhe kur ajo të ngrohet, mbulesën duhet ta hiqni mënjanë. Këshillojmë që fëmija të qëndrojë në një ambient të pastër dhe të ventiluar mirë, temperature e dhomës të mbahet nga 20-22 gradë C dhe fëmijën ta mbani veshur me rroba të lehta prej pambuku.

Kur duhet ti jepni ilaçe për ta ulur temperaturën e trupit?

Rritja e temperaturës së trupit është ndihmës për luftën ndaj infeksionit, pasi ai është i pa favorshëm  në zhvillimin e shumë viruseve dhe baktereve. Prandaj, ilaça për uljen e temperaturës ( paracetamol, brufen) jepen vetëm nëse temperature është mbi 38 gradë C. e cila e lodh fëmijën dhe shkatërron rehatinë e gjumit të fëmijës. Doza e ilaçit jepet në bazë të peshës trupore të fëmijës. Këto ilaçe zakonisht jepen nëse fëmija ka një temperaturë në rritje, por sigurisht nuk duhet të jepen shpesh, duhet të prisni të kalojnë gjashtë orë nga moment kur i keni dhënë dozën e parë dhe më pas ti jepni dozën tjetër.

Kur duhet të kërkoni ndihmë nga doktori?

Pavarësisht nga rritja e temperaturës, sa herë që fëmija juaj të duket si i sëmurë, është e detyrueshme që të konsultoheni me  mjekun e fëmijës tuaj dhe të ndiqni udhëzimet e tij. Rritja e temperaturës është vetëm simptomë e sëmundjes, prandaj është e nevojshme që të gjendet shkaku i saj dhe të trajtohet siç duhet. Me shërimin e saj temperature do të normalizohet. Prindërit më tepër i tremben shfaqjes së kontraktimeve të temperaturës – ngërçe të cilat shfaqen tek disa fëmijë me temperaturë tepër të lartë deri në moshën 7 vjeçare të tyre, për shkak të papjekurisë së sistemit qëndror nervor. Këto ngërçe dallohen pasi fëmija humbet ndjenjat dhe i ngrin shikimi për disa minuta. Tek fëmijët të cilët tashmë kanë patur ngërçe për shkak të rritjes së temperaturës gjatë ndonjë infeksioni të ri, jepen anticonvulsive (priza apo diazepam), si dhe tek fëmijët të cilët nuk kanë patur një parandalim të mirë apo diagnozë dhe trajtim në kohë të sëmundjes bazë e cila ka shkaktuar rritjen e temperaturës. Është e nevojshme që të ndiqen udhëzimet e mjekut gjatë ditëve me rritje të temperaturës.