fbpx

Në varësi të sasisë së lëngut amniotik dhe pozicionit të placentës, amniocenteza kryhet ndërmjet javës së 16 dhe 20 gestationale. Do të ishte akoma më mirë që të kryhet ndërmjet javës së 16 dhe 18 të shtatzënisë, sepse në këtë periudhë ka më shumë qeliza fetale për analizë, dhe gjatë kësaj periudhe konsiderohet realizimi më i lehtë i kësaj ndërhyrje, me rrezik më të ulët, dhe rezultatet e kultivimit të qelizave nga lëngu amniotik janë më të mira.

Çfarë është amniocenteza?

Amniocenteza është marrja e mostrës rreth lëngut amniotik. Kryhet me ndihmën e një gjilpëre speciale, e cila nën kontrollin e ultratingullit nëpërmjet barkut të nënës, dhe më pas nëpërmjet murit të uterusit, futet në lëngun amniotik duke tërhequr prej tij 20 ml. Amniocenteza e hershme kryhet në tremujorin e dytë të shtatzënisë. përreth lëngut amniotik gjenden qeliza të rrjepuratë fetusit, të cilat pas dy javësh nga kultivimi mund të shërbejnë për analizë kromozomale dhe biokimike. Amniocenteza e vonuar, realizohet në tremujorin e tretë të shtatzënisë dhe kryhet për vlerësimin e pjekurisë së fetusit.

Në cilat raste duhet të aplikohet?

Amniocenteza kryhet në rastet e mëposhtme: kur partnerët kanë lidhje familjare, në qëftëse njëri ose të dy partnerët mbartin gjen të sëmundjeve të ndryshme apo të ndonjë sëmunje të përbashkët (albinizmi, hemofilia ...), tek partnerët të cilët mbartin të njejtin dëmtim ( të shurdhër, të verbër, të paralizuar ...),  nëse gruaja ose burri kanë lidhje familjare me persona me Trisomi 21 (Sy Down); gjatë sëmundjeve psikike apo ndonjë sëmundje tjetër e cila konsiderohet të ketë origjinë gjenetike; tek prindërit të cilët kanë fëmijë me sëmundje gjenetike, me anomali të zhvilluara; gjatë sëmundjeve të gjakut apo sëmundjeve metabolike të ndryshme (hemofilia, talasemia, anemi drapërore); tek partnerët të cilët kanë patur përsëritje të abortit spontan; tek gratë shtatzënë mbi moshën 35 vjeçare, ose në rast se babai i ardhshëm është mbi moshën 50 vjeçare.

A ekziston rrezik për fetusin?

Me zhvillimin e teknikës së ultratingullit, rreziku nga amniocenteza është minimizuar. Me ndihmën e ultratingullit, e ashtuquajtura amniocenteza gjatë gjithë procedurës ndiqet  drejtimi i gjilpërës si dhe lëvizja e fetusit. Gjatë intervenimit, zgjedhet vendi me më shumë sasi të lëngut amniotik (xhepi më i madh i ujit amniotik), mundësisht sa më larg kokës së fetusit, zakonisht rreth ekstremiteteve të poshtme. Nëse placenta është në pjesën e përparme të murit, atëherë shpimi duhet të kryhet përkrah saj ose përmes pjesës së saj më të hollë. Në këtë mënyrë reduktohet në minimum rreziku i dëmtimit të fetusit, placentës apo kordonit të kërthizës.

A është e dhimbshme procedura?

Është një procedurë rutinë, dhe kryhet në mënyrë ambulatore, që do të thotë se pacienti nuk ka nevojë të shtrihet në spital. Pothuajse 70% e grave  tregojnë se nuk kanë ose se kanë një parehati apo dhimbje minimale gjatë kryerjes së kësaj procedure. 

Sa i sigurt apo i besueshëm është ky ekzaminim?

Rezultatet të cilat merren nga amniocenteza, konsiderohen 100% të sigurta.  Komplikimet e mundshme janë infeksioni në lëngun amniotik dhe mbulesës së frytit. Komplikimi më serioz është mundësia e shfaqjes së kontraktimeve të parakohëshme, abort spontan ose lindje e parakohëshme.  Sipas studimeve më të shumta, rreziku i abortit spontan i shkaktuar nga amniocenteza është 1-2%.