fbpx

Pas lindjes, tek gratë shfaqet gjakderdhje, një gjendje e cila nuk ka të bëjë me ciklin menstrual dhe pritet që të ndalojë deri në javën e gjashtë pas lindjes.  Çdo organizëm është i ndryshëm,  prandaj shfaqja e kësaj gjakderdhje nuk do të thotë se menjëherë duhet të alarmoheni. Për të gjitha ndryshimet që do të shfaqen në organizmin tuaj duhet të informoni mjekun tuaj gjinekolog.  

Pas kësaj periudhe kohore vijon periudha e prodhimit të qumështit që është periudha e mungesës së ciklit menstrual e njohur si amenorrhea. Shfaqja e ciklit të parë varet nga disa faktorë, ndër të tjera është dhe dhënia e gjirit, frekuenca e të ushqyerit me gji, ndërprerja e dhënies së gjirit, etj.

Më tepër informacione lidhur me këtë temë do të merrni nga vizita e Dr. Irena Shuplinovska Jordanovska  në TV Telma.