fbpx

Zakonisht inflamacioni i gjirit shfaqet në fillim, atëherë kur filloni me dhënien e gjirit, por sigurisht, tek çdo grua, në çafrëdo lloj momenti të të ushqyerit me gji mund të shfaqet inflamacion në gjendrën e qumështit. Gjëja më e rëndësishme është që çdo grua, para se të fillojë me ushqyerjen me gji, të edukohet dhe të informohet mjaftueshëm për rregullat dhe teknikat e dhënies së gjirit, pasi shpesh inflamacioni mund të shfaqet si rezultat i pozicionit të gabuar gjatë momentit kur jeni duke ushqyer beben tuaj. Shenja e parë klasike e shfaqjes dhe zhvillimit të inflamacionit është mbajtja e qumështit në gjendër. Nëse nuk filloni me stimulimin e gjirit dhe të sekretimit (rrjedhjes) të qumështit, gjendja mund të zhvillohet dhe të komplikohet.

Për dhënien e sigurt të gjirit, dhe për mbrojtjen ndaj shfaqjes së inflamacionit, dëgjoni këshillat e Dr. Kornelija Trajkova, gjinekologe-akushere.