fbpx

Procesi i ovulimit varet nga hormonet të cilat sekretohen nga struktura në tru (hipotalamusi dhe hipofiza), të cilat menaxhohen me funksionin ovarian. Çrregullime të caktuara në këto struktura si stresi, aktiviteti fizik i mundimshëm, kequshqyerja, shtimi në peshë, tumori apo lëndimet mund të shkaktojnë mungesën e ovulimit.  Për pacientët me mungesë kronike të ovulimit si shkak i infertilitetit, zbatohen metoda për të stimuluar ovulimin me anë të përdorimit të disa tabletave dhe injeksioneve, nën mbikqyrjen e rreptë të një gjinekologu në fushën e mjekësisë riprodhuese për të arritur shtatzëni.

Si mund t’a ndihmoni veten që ciklet tuaja të jenë ovulues:

  • Mbani një peshë optimale për strukturën e trupit tuaj. Mos harroni se shtimi në peshë, (mbipesha) dhe të ushqyerit keq janë të lidhura me mungesën e ovulimit.
  • Aktiviteti fizik duhet të jetë në masë të kontrolluar. Mos harroni se ushtrimet fizike të tepruara shkaktojnë mungesë të ovulimit.
  • Ushqehuni shëndetshëm, në mënyrë të balancuar dhe të rregullt. Mos harroni se dietat e përsëritura, uria dhe çrregullimi i mënyrës së të ushqyerit, shkaktojnë anoreksi dhe bulimi si dhe humbje të ovulimit dhe menstruacioneve.
  • Stresi kronik dhe lodhja mund të shkaktojnë ndryshime të ciklit dhe mungesë të ovulimit.