fbpx

Flisni me fëmijët rreth udhëtimit: planifikojeni udhëtimin së bashku me fëmijën tuaj, ndonjëherë kjo është më e rëndësishme se vetë udhëtimi. Merrni me vete një hartë dhe disa fotografi të destinacionit drejt të cilit udhëtoni. Nëse fëmija është mjaftueshëm i pjekur, lejojini ata që ta zgjedhin vetë garderobën të cilën do ta veshin në kët udhëtim. Sa më tepër ti tërhiqni fëmijët në kët process, aq më emocionues do të jetë udhëtimi për ta.

Merrni vetëm një valixhe: Bëjeni udhëtimin tuaj më të lehtë dhe mos merrni me vete shumë gjëra. Do t’ju mjaftojë valixhja juaj dhe valixhja e fëmijës tuaj.

Përgatitni ushqim: Ka shumë mundësi që fëmijës tuaj të mos i pëlqejë ushqimi të cilin e ofron avioni.prandaj përgatitni dhe merrni me vete ushqimin e preferuar për fëmijën tuaj.

Merrni revista të reja, libra dhe lodra: Lodrat e reja dhe librat me figura me ngjyra të larmishme, mund të tërheqin shumë lehtë vëmendjen e fëmijës tuaj gjatë udhëtimit.

Merrni me vete kufje, CD player dhe tabela elektronike: Këto pajisje janë të përshtatura për destinacione të gjata. Fëmija gjatë udhëtimit do të ketë mundësi të dëgjojë muzikë, të shikojë filma apo të luaj me lojëra.