fbpx

Periudha neonatale e zhvillimit të fëmijës është periudha më e rëndësishme për shëndetin e fëmijës tuaj, ndërsa kontrollet e rregullta shëndetësore dhe kujdesi ndaj tyre janë të rëndësishëm për jetën e tyre në vijim. Qëllimi i programit të vizitës së infermieres foshnjore është që të ndihmojë nënën dhe fëmijën në kushtet e shtëpisë, si dhe për të kryer kontrollet e nevojshme gjatë kësaj periudhe. Vizita në kushtet e shtëpisë që i bëhet të porsalindurit, është një lehtësim për nënën dhe fëmijën, pasi fëmija qëndron në një mjedis të sigurt dhe eliminohen rreziqet shtesë të të shuarit në spital.

Vizitat në kushtet e shtëpisë mundësojnë ndërhyrjen në kohë nëse shfaqet ndonjë ndryshim tek fëmija, nëse ka problem me ushqimin, si dhe me periudhën e adaptimit të të porsalindurit dhe krijimin e marrëdhënies nënë-fëmijë. Gjatë vizitës shikohen edhe kushtet higjenike në të cilat mbahet fëmija, temperatura dhe hapësira e ambientit.