Nën moton “Ta mbështesim ushqyerjen me gji së bashku” me një ngjarje educative, spitali klinik “Acibadem Sistina” shënoi javën botërore të ushqyerjes me gji.
Dr. Dushko Fidanovski, shef i departamentit të pediatrisë, fillimisht, përshëndeti të gjithë të ftuarit e pranishëm. Dr. Stanka Tançeva Kërstevka, pediatre, vuri në dukje përparësitë e ushqyerjes me gji dhe rolin e pazëvendësueshëm të qumështit të gjirit, dhe avantazhet e qumështit të gjirit në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e fëmijës. Marina Sterjevska, infermiere – edukatore për ushqyerjen me gji, përveç këshillave praktike të këtij akti, shpjegoi gjithashtu se sit ë krijohet prodhimi I qumështit në mënyrën e duhur.
Të ftuar special në këtë ngjarje edukative ishin Katarina Ivanovska, Tamara Todevska dhe Gordana Kliçarova, të cilat nëpërmjet eksperiencave të tyre, inkurajuan nënat e ardhshme, të vazhdojnë me dhënien e gjirit, dhe ta shijojnë rolin më të bukur në jetë “të qenurit nënë”. Për ushqyerjen me gji thane se është një experience e mrekullueshme, dhe të qenurit nënë përsëri ka qënë gjëja më e bukur që kanë përjetuar në jetën e tyre.
Pjesë aktive e kësaj ngjarje ishin edhe publiku I pranishëm, të cilët u ndanë dhurata nga miqtë tanë BABY - Alkaloid, Medela dhe Avent.