fbpx

I vogli juaj  gjithnjë e më shumë ngjan me një bebe të vërtetë. Jo vetëm për faktin se të gjitha organet e brendshme janë të zhvilluara, por edhe përsa i përket pamjes së lëkurës dhe të gjithë formës dhe pamjes së jashtme.  Fëmija ka një ritëm të përditshëm të zhvilluar, kështu do të mund të vëreni se si ndryshojnë rrjedhën veprimtaritë e tyre intensive, më tepër pushim dhe më pak aktivitet. Fëmija juaj ka orientim ndërkohë që lëviz nëpër bark!

E rëndësishme:
Shumica e grave shtatzëna me diabet gestational, nuk kanë shenja dhe simptoma të dukshme, prandaj, pothuajse të gjitha gratë shtatzëna,  duhet të ekzaminohen për diabet gestional ndërmjet javës 24-28 të shtatzënisë. Një numër i vogël i grave kanë rrezik të ulët për diabet gestacional, prandaj nuk duhet patjetër të testohen. Në këtë grup bëjnë pjesë grate nën moshën 25 vjeçare, me një peshë trupore normale, pa histori familjare të diabetit, tek të cilat nuk ka patur rritje të nivelit të sheqerit, të cilat nuk kanë lindur bebe me peshë më të madhe trupore, dhe nëse gjatë shtatzënisë së mëparshme nuk kanë patur komplikime lidhur me diabetin.

 

Fëmija juaj ka madhësinë e një pjepri.

Gjatësia mesatare e bebes tuaj është rreth 30 cm, dhe pesha mesatare është rreth 600 gram.

Foshnja në javën e 24

Lëkura e fëmijës merr një shkëlqim rozë, falë formimit të kapilarëve të vegjël.

Nëna në javën e 24

Këmbë dhe kyçe të ënjtura. Mundohuni që t’i mbani këmbët tuaja pak lart.

Rriten flokët e kokës së bebes

Ngërç në pjesën e këmbëve.

Dhimbje mesi.

Linea nigra. Linjë ngjyrë kafe e errët  e cila shfaqet vertikalisht në pjesën e barkut.

Shfaqja e strive.

Këshillojmë

Gjatë gjithë shtatzënisë, është shumë e rëndësishme marrja e lëndëve ushqyese, të cilat ndihmojnë për rritjen optimal të fëmijës tuaj, si dhe për shëndetin tuaj. Fshijini pijet e gazuara nga menyja, pastat dhe ëmbëlsirat ( sa më shumë të jetë e mundur). Në këtë mënyrë, do të jeni të sigurt se po bëni gjënë e duhur. Shmangni momentet dhe situatat të cilat ju shkaktojnë tension dhe stres.  

Dëgjoni muzikë, fëmija juaj mund ta dëgjojë këngën tuaj të preferuar.