fbpx

Të folurit: Përdorë fjalë për të shprehur zemërimin. Ndonjëherë, vazhdon ti shprehë ndjenjat me anë të memikës së fytyrës dhe me anë të disa tingujve të cilat ngjajnë si fjalë të lëna përgjysëm.

Memoria:  Mund të ndjekë disa komanda të thjeshta, por nuk mund të jetë i vëmendshëm plotësisht.

Këshillë: Mundohuni të flisni me fëmijën tuaj dhe bëni kujdes që të mos i përgjigjeni me ‘A’ ose AHA’ sepse fëmija tashmë kupton se kur e dëgjoni me vëmendje dhe kur jo.

Lëvizje fine:  Fillon të vizatojë duke formuar një grup rrathësh pranë njëri –tjetrit apo mbi njëri –tjetrin.

Lëvizje të ashpra: Tani ka një koordinim më të mirë dhe dëshiron më tepër të vrapojë sesa të ecë.

Veshja: Mund të veshë disa rroba të thjeshta por nuk arrin të dallojë anën e përparme nga ajo e pasme.

Kryerja e detyrave: Hap dhe mbyll derën me forcë, paketon dhurata, dëshiron ti vijë në ndihmë prindërve kur ata janë duke kryer punë të caktuara në shtëpi.