Fëmijët nuk kanë frikë nga lartësia. Kërshëria e tyre shpesh mund të jetë shkak për lëndime serioze si pasojë e rënies. Rrezik plotësues është se te fëmijët, për dallim nga të rriturit, nuk është i zhvilluar sa duhet instinkti, e kështu nuk e amortizojnë rënien me duar, por bien drejtpërdrejt në kokë. Në këtë moshë bile edhe lëndimi më i vogël i kokës mund të sjellë në pikëpyetje jetën e fëmijës. Shkak për këtë është se kafka e fëmijës është shumë më e hollë se ajo te të rriturit.
Nuk ekziston fëmijë i cili nuk ka rënë ose nuk është lënduar, por megjithatë, prindërit duhet të ndërmarrin masa të caktuara që të minimizohet rreziku nga lëndimet serioze.
Këshilla nr. 1 Mos i luhatni fëmijët në gjunjët tuaj. Nuk ka prind i cili nuk dëshiron t’ia bëjë këtë fëmijës së vet. Por, njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se truri i fëmijës së vogël akoma nuk e ka mbushur gjithë zbrazëtirën nën kafkën, e kështu truri i godet muret e brendshme të kafkës. Kjo, gjithashtu mund të jetë lëndim serioz traumatik, e ngjashme me rrëzimin.
Këshilla nr. 2 Gjithmonë kini kujdes se ku i lini fëmijët vetë, pa prezencën tuaj. Sigurohuni se nëse i lini në shtrat, karrige ose kolltuk, të njëjtit i keni mbrojtur me jastëk.
Këshilla nr. 3 Fëmijët nën moshën 2 vjeçare, në asnjë rast nuk guxojnë të lihen vetëm në shtëpi.
Këshilla nr. 4 Fëmijëve nën moshën 5 vjeçare, mos u lejoni që vet të hiçin ose të zbresin nga shkallët.
Këshilla nr. 5 Fëmija duhet të ketë kaskë mbrojtëse derisa vozitë biçikletë, rolere ose skejt.
Këshilla nr. 6 Lidhini fëmijët e rripin e sigurisë derisa udhëtojnë pa dallim të gjatësisë së distancës.
Këshilla nr. 7 Gjithmonë qëndroni në afërsinë e tyre derisa jeni jashtë nga shtëpia ose derisa luajnë në park.