Drita të forta, personeli mjekësor që gjithmonë është në aksion, puna e pandërprerë e aparateve, shumë inkubatorë dhe foshnja të vogla që luftohen për t’i fituar të gjitha aparatet dhe të funksionojnë në mënyrë të pavarur. Me këtë pamje çdo ditë takohen prindërit e foshnjave të lindura para kohe. Disa mbeten atje vetëm disa ditë, ndërsa disa kalojnë një kohë më të gjatë para se të shkojnë në shtëpi. Gjëja e përbashkët e të gjithave është që marrin dashurinë dhe mbështetjen e ekipit të Kujdesit neonatal intensiv dhe familjeve të tyre. Së bashku kalojnë përmes sfidave të shumta që i sjell lindja e parakohshme.
Me lotët e gëzimit, infermierët tanë sot kanë përgatitur vogëlushin Vojdan për të shkuar në shtëpi. I lindur në javën e 28 të shtatzënisë, me peshë nga vetëm 850 gramë dhe 33 centimetra gjatësi. Ai ec rrugën sipas hapave të prindërve, akoma i vogël i ngjit majat. Me peshën e tij nga 850 gramë filloi t’i ngjitë lartësitë e jetës. Më në fund, dora e Vojdanit i ka prekë duart e nënës dhe babait, kanë krijuar bashkësinë e ashtuquajtur familje.
Prindërit krenarë tregojnë se janë shumë të kënaqur nga kushtet dhe ekipit të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, veçanërisht nga personeli i Kujdesit neonatal intensiv, vendi që u bë shtëpia e dytë e tyre gjatë dy muajve të kaluar.
“Më 20 qershor Dr. Sarxhovski na tha gëzimin tonë më të madhe të jetës, na gëzoi me beben tonë të parë. Falënderojmë Dr. Snezhana Palçevska që na ka dhënë mbështetjen më të madhe dhe ishte mësuesi më i madhe derisa shpirti ynë qëndronte në Kujdesit intensiv. Shpresojmë se Vojdani do të ecë rrugën tonë dhe ne do përpiqemi që t’ia transmetojmë dashurinë ndaj maleve”, shpjeguan prindërit.
Vogëlushi Vojdan ndjente sikur diçka po përgatitet. Shkon në shtëpi. Kjo herë mami dhe babi nuk shkojnë vetë në shtëpi, shkojnë se bashku me Vojdanin.
Familjes Anastasov dëshirojmë edhe shume maja të ngjitura dhe sukses në jetën.