fbpx

Stri në shtatzëni

Zakonisht, shfaqja e strive lidhet me shtatzëninë, rritjen dhe zhvillimin e shpejtë apo ndryshimet e shpeshta të peshës. Por disa njerëz, kanë predispozita gjenetike të shfaqjes së tyre.  Nëse nëna juaj ka stri (hapje të lëkurës) atëherë ka shumë mundësi që ato të shfaqen edhe tek ju. Por nuk ka asnjë arsye për panik apo shqetësim, pasi edhe për këtë ka zgjidhje.

Çfarë janë stritë?

Stritë janë të kuqe, ngjyrë vjollcë, rorë ose ngjyrë kafe (në varësi të ngjyrës së lëkurës tuaj), linja apo rrudha të cilat ndodhen në gjoksin, barkun, mollaqet, legenin dhe kofshët tuaja. Stritë në fakt janë shenja të cilat shfaqen në lëkurë për shkak të  rritjes së shpejtë të peshës trupore, veçanërisht gjatë shtatzënisë. këto linja zakonisht shfaqen në grupe në formë të parregullt.

A ka ndonjë test për zbulimin e strive?

Nuk ekziston asnjë test për tetektimin apo njoftimin e shfaqjes së strive pasi ato janë mjaft të njohura dhe të dukshme.

Sa e shpeshtë është shfaqja e strive gjatë shtatzënisë?

Shumica e grave me këtë problem kozmetik, përballen gjatë periudhës së shtatzënisë, në fakt, gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë. lëkura zgjerohet shumë shpejtë – veçanërisht gjatë muajit të gjashtë dhe të shtatë – duke shkaktuar shfaqjen e strive.  Shtatzënat të cilat bartin binjakë, apo një fëmijë më të madh, kanë probabilitet më të madh të shfaqjes së strive. Gjenetika është gjithashtu një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tyre – nëse nëna dhe motra juaj kanë patur i kanë patur ato, ka shumë të ngjarë që ato të shfaqen edhe tek ju.

A ndikojnë stritë në gjendjen e fëmijës?

Shfaqja e tyre nuk mund ta dëmtojë aspak fëmijën tuaj.

Cila është mënyra më e mirë për trajtimin e strive?

Njerëzit sot kërkojnë trajtime të cilat janë joinvazive dhe të sigurta, rezultate  të menjëhershme dhe të dukshme, prandaj rekomandimet tona janë këto:

Lazeri eCO2 është arma më e fuqishme kundër strive, dhe mund të aplikohet në çdo pjesë të trupit. Ndikon në heqjen e rrudhave, linjave të holla të lëkurës, strive dhe pigmentimeve, si dhe përmirëson pamjen e lëkurës, cilësinë, mbyll poret sipërfaqësore, dhe ndikon në forcimin e lëkurës. Pas 48 orëve nga momenti i trajtimit, është përfunduar procesi i rinovimit apo rigjenerimin e sipërfaqes së lëkurës.  Ajo që vlen për tu theksuar është se trajtimi me lazer prev vetëm 20% të lëkurës dhe pjesa tjetër prej 80% e lëkurës së trajtuar mbetet e paprekur. Efektet anësore siç janë depigmentimi dhe shenjat, skuqje të zgjatura pas trajtimit dhe nevoja për tu ekspozuar në diell janë të reduktuara. Procesi i shërimit pas trajtimit është shumë i shpejtë.

PRP(platelet rich plasma) është metoda më e natyrshme dhe më e re, për të rigjallëruar dhe ripërtërirë dhe forcuar lëkurën në një mënyrë natyrale. Me aplikimin sipërfaqësor, linjat e holla dhe rrudhat bëhen më të lehta, ndërkohë që me injektim më të thellë, reduktohen edhe rrudhat më të thella, shenjat dhe stritë. Me trajtim, stimulohen mekanizmat natyrale të rigjenerimit dhe ripërtëritjes së lëkurës, duke çuar në krijimin e një kolagjeni të ri. Si rezultat i kësaj, lëkura bëhet më e fortë, elastike, e freskuar më e ndritshme dhe më e tërhequr. Përparësia e kësaj metode është se rezultatet janë menjëherë të dukshme pas trajtimit, dhe falë efektit kumulativ, kjo metodë siguron jetëgjatësinë e këtij rezultati. Kjo metodë revolucionare, kryhet me vetë plazmën tuaj të gjakut, e cila bën biostimulimin e qelizave të lëkurës. Ajo është e pasur me faktorin e rritjes, dhe rigjeneron stimulimin e qelizave të lëkurës. Kjo metodë kryhet duke marrë një sasi të vogël të gjakut i cili vendoset në një tub të veçantë, dhe më pas plazma e gjakut pasurohet me trombocite dhe aplikohet në fytyrë.