fbpx

Çfarë është spermogrami?

Spermogrami është një test që përcakton pjellorinë tek mashkulli, si dhe sasinë dhe cilësinë e spermës.  Për shkak të ndryshimeve të shpeshta të rezultateve të spermogramit, rekomandohen 2 deri në 3 analiza të njëpasnjëshme brenda një periudhe prej 45 ditësh.

Ekzaminimi i spermës është një nga metodat më të rëndësishme dhe më themelore për përcaktimin e funksionit të testiseve

Karakteristikat e spermatozoideve

Konsiderohet se ekziston një fuqi më e lartë e fekondimit apo pjellorisë nëse numri i spermatozoideve është deri në 185 milion në mililitër. Gjithashtu, supozohet se fertiliteti është i reduktuar nëse ka më pak se 50 milion spermatozoidë aktivë për mililitër. Është e rëndësishme që të paktën 60% e spermatozoideve të lëvizin në mënyrë progresive dhe jo në vend. Spermatozoidet bëhen të lëvizshme madje edhe pas ejakulimit (derdhja e spermës). Në traktin gjenital të femrës, spermatozoidet lëvizin nga 48 deri 72 orë pas ejakulimit, duke lëvizur me një shpejtësi nga 0.5 deri në 3 mm në minutë. Gjatësia e përgjithshme e spermatozoidit njerëzor është e gjatë 0.05 mm. Rreth 1/10 shkon në kokë, po aq në pjesën e mesme dhe pjesa tjetër në bisht.

Përcaktimi i aftësisë përsa i përket pjellorisë së spermatozoideve

Përcaktimi i morfologjisë së spermatozoideve bëhet duke përdorur një mikroskop optik apo elektronik. Për shkak të heterogjenitetit të spermatozoideve njerëzore përsa i përket aspektit të formës dhe madhësisë analizohen të pakten 200 spermatozoidë.

  • Për shprehjen e rezultateve nga analizat e spermogramit përdoret klasifikimi universal:
  • Normospermia – kur përqëndrimi dhe lëvizshmëria e spermatozoideve është mbi kufirin e ulët të lartpërmendur;
  • Aspermia – mungesë e spermës;
  • Hipospermia – vëllimi nën 2 ml;
  • Hiperspermia – vëllimi mbi 6 ml;
  • Azospermia – mungesë e spermatozoideve;
  • Oligozoospermia – më pak se 40 milion spermatozoide për mililitër;
  • Polizoospermia – mbi 250 milion spermatozoide për mililitër;
  • Astenozoospermia – rënia e lëvizshmërisë së spermatozoideve ( nën 50-60%);
  • Teratozoospermia – mbi 40% e formës jo normale të spermatozoideve;

Përveç karakteristikave morfologjike, aftësia e pjellorisë së spermës varet dhe nga karakteristikat e saj fiziko-kimike. Fruktoza ka një rëndësi të madhe e cila siguron energji për lëvizjen e spermatozoideve. Hijaluronidazata lejon penetrimin e spermatozoideve në qelizat vezore. Gjithashtu, është e rëndësishme edhe prania e acidit fofataza, acidit citrik, zinkut, prostaglandinit dhe përbërsve të tjerë.

‘Një spermë më e dobët’ – dëmtim i speramtogenezës

Ndonjëherë shkaku i ‘spermës së dobët’  mund të jetë çrregullimi i krijimit të spermatozoideve (spermatogeneza) ose pengesa në sekretimin e spermës. Shkaqet më të shpeshta të çrregullimeve spermatogeneze janë kromozopatitë, anomalitë kongjenitale, inflamacion i testiseve, alkoolizimi, puna në ambiente tepër të nxehta, qëndrimi në lartësi mbi 3000 metra mbi nivelin e detit, pa aklimatizim, si dhe përjetimi i trapimave të mëdha. Gjatë analizës së spermës zakonisht shikohet pamja dhe sasia e ejakulimit, më pas numri, vitaliteti dhe morfologjia e spermatozoideve. Kjo gjetje apo ky konstatim quhet spermogram.

Duke patur parasyshë nevojën për standardizimin e analizës së spermës rekomandohen disa parime të caktuara.  Zakonisht rekomandohet 3-7 ditë abstenim (mos përdorim) zakonisht 4 ditë para se të jkryhet spermogrami. Mashkulli duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore, me mungesë të episodeve febrile (ethe apo temperaturë) > 38˚ C në 45 deri në 60 ditët e fundit dhe nuk duhet të konsumojnë alkool apo duhan para kryerjes së analizës. Për shkak të variacioneve të shpeshta të spermogramit rekomandohet kryerja e analizave 2-3 herë brenda një periudhe prej 45 ditësh.

Si merret mostra e spermogramit?

Sperma për kryerjen e analizës merret me anë të masturbimit. Rekomandohet që mostra të merret me anë të masturbimit në një ambient brenda laboratorit i cili përdoret pikërisht për kryerjen e kësaj analize. Më pas sperma derdhet në një enë sterile e pa aktivizuar kimikisht prej xhami apo plastike me një grykë të gjërë. Tek enët plastike është më i ulët efekti negativ i të ftohtit ( Cold shock). Nëse sperma sipas marrëveshjes merret nga shtëpia, atëherë atë duhet ta dërgoni në laborator brenda një pre pas derdhjes dhe duhet të mbrohet ndaj temperaturave të ndryshme të mundshme. Për të marrë derdhjen e spermës me qëllim për ta analizar atë, nuk rekomandohet marrëdhënie seksuale pasi në këtë mënyrë  humbet pjesa e parë   e spermës, ose me anë të prezervativit i cili shpesh përmban lëndë spermicidale.  Sperma duhet të mbahet në një enë qelqi të errët para se të shqyrtohet. Shqyrtimi i derdhjes realizohet më së pakti 30 minuta deri në 2 orë pas marrjes së saj në temperaturë dhome. Duhet të shmanget ftohja apo ngrohja si dhe ruajtja në enë metalike apo në prezervativë, për shkak të rrezikut të dëmtimit. Spermatozoidet numërohen në dhomën e numërimit të leukociteve. Numërimi është më i lehtë nëse derdhja ngjyroset me ndonjë ngjyrë të cilën nuk e marrin apo e përthithin spermatozoidet vitale, duke mundësuar kështu që të mund të dallohen lehtë nga atë të vdekura.

Nëse gjetja apo konstatimi i spermogramit devijon nga normalja, atëherë është e nevojshme kryerja e analizave shtesë siç është analiza mikrobiologjike dhe biokimike e spermës, punksioni (shpimi) ose biopsia e testiseve, analiza hormonale, përcaktimi i gjinisë kromatine dhe kariotipe, duke përfshirë endokrinolog – androlog në diagnozën dhe trajtimin e tyre.