fbpx

Teknikat e riprodhimit të asistuar

Teknologjitë riprodhuese të asistuara, në terma të përgjithshme përfaqësojnë të gjitha metodat e mundshme të cilat mund të aplikohen mbi gjendjen riprodhuese të individëve me qëllim për të arritur një shtatzëni dhe lindje të një fetusi të gjallë dhe të aftë.  Në një kuptim më të ngushtë, nën termin ‘riprodhim i asistuar’ nënkupton grupin e metodave për hiperstimulimin e kontrolluar ovarian (controlled ovarian hyperstimulation - COHS), shpimi dhe aspirimi folikular, me fekondim biomjeksor të mëvonshëm (ekzistojnë dy metoda: fertilizimi in vitro (IVF) – forma klasike dhe fertilizimi in vitro me injeksion të spermatozoideve në citoplazmën e qelizës vezore (ICSI) dhe embriotransfer (ET) në mitër ose transferim të gameteve ose zygotes në tubin uterine, si dhe krioprezervimi i indeve, gameta njerëzore ose embrione.

Me fjalë të tjera APT nuk është një term me një kuptim të vetëm për IVF, sikurse bëhet shpesh. Këtu përfshihen edhe teknikat inseminacione ( me apo pa induksion të ovulimit, me farën e lëngshme të burrit apo të dhuruesit), si dhe terapia hormonale, dhe trajtimi i faktorit mashkull, trajtimi operativ i sëmundjeve të shumta, etj.  Në përgjithësi,  mjekësia riprodhuese është një fushë tepër serioze, gjithëpërfshirëse, multidisiplinare, komplekse dhe avangarde ( e avancuar).  Në këtë fushë punojnë doktorët e obstetrikës dhe gjinekologjisë, andrologë, biologë, embriologë, kirurgë, laboratorë, etj.

Në departamentin e riprodhimit të asistuar në ‘Acibadem Sistina’ janë në dispozicion të gjitha metodat më bashkëkohore të ATP të cilat rezultojnë me një shkallë të lartë suksesi.  Ekipi ynë, sot mund të krenohet me 7000 cikle IVF të realizuara  nga të cilat kanë ardhur në këtë botë 3000 të përsalindur. Pas më shumë se një dekadë përkushtim profesional me qëllim për të krijuar familje të lumtura, mund të themi se jemi krenarë për rezultatet e suksesshme të përditshme të cilat janë një dëshmi e vërtetë për emrin tonë të dytë – Lider në riprodhimin e asistuar në rajon.