fbpx

Përse qumështi i gjirit është më i shëndetshëm?

Qumështi i nënës përmban proteina cilësore dhe sasiore për nevojat e fëmijës. Ai përmban proteina të cilat nuk lejojnë që fëmija të jetë i ndjeshëm. Yndyrërat në qumështin e nënës janë lehtësisht të tretshme për fëmijën dhe nuk mund ta ngarkojnë traktin gastrointestinal. Përveç të tjerash, qumështi i nënës është i pasur me acide yndyrore të pangopura dhe esenciale, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës. Ka një përqëndrim adekuat të mikroelementeve dhe vitaminave, duke përmirësuar kështu përthithjen dhe përdorimin e organizmit të fëmijës.

Hekuri në qumështin e gjirit ka përdorim deri në 50%, prandaj fëmijët e ushqyer me qumështin e gjirit janë më pak të ndjeshëm apo të prekur nga anemia sideropenike. Përqëndrimi i kalciumit dhe marrëdhënia e tij me fosfatin siguron absorbimin e përsosur dhe çon në përmirësimin e mineralizimit të kockave.

Në qumështin e nënës ka dhe faktor imunoprotektiv i cili përmirëson mekanizmin mbrojtës të fëmijës. Rolin më të rëndësishëm në këtë pjesë e ka sekretori imunoglobulin A, i cili redukton rastet e shfaqjes së diarresë tek fëmija. Gjithashtu, është treguar se sëmundjet e traktit të frymëmarrjes, si dhe rreziku ndaj infeksioneve është më pak i zakonshëm tek fëmijët e ushqyer me gji. Prania e vitaminës A luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e syve të fëmijës. Përfitimet që merr fëmija nga qumështi i nënës mund të vërehen edhe në vitet e mëvonshme tek fëmija, pasi fëmijët e ushqyer me gji, kanë një rrezik më të ulët ndaj alergjive, shfaqjes së diabetit, sëmundjeve malinje, sklerozës së shumëfishtë, kolesterolit dhe triglicerideve.

Deri kur duhet të ushqehet fëmija me gji?

Do të ishte ideale që fëmija të ushqehet me qumësht gjiri 4-6 muaj. Më pas duhet të zvogëlohet numri i të ushqyerit tme gji në nivel ditor, dhe të filloni ti ushqeni bebet tuaja me ushqim me të fortë. Ky lloj ushqimi duhet të praktikohet deri në vitin e parë.

Përfitimet e nënës

Nga të ushqyerit me qumësht gjiri përfitim ka dhe nëna, pasi kjo redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit të gjirit dhe të organeve riprodhuese në periudhat më të vona të jetës. Përveç kësaj, dhënia e gjirit ndihmon në rregullimin e peshës trupore pas shtatzënisë.

Çfarë ndodh nëse nuk mund ta ushqeni me gji fëmijën tuaj?

Në farmaci mund të gjeni një shumëllojshmëri të qumështit me formulë, të cilët mund ta zëvendësojnë qumështin e nënës. Gjatë gjashtë muajve të parë, rekomandohet dhënia e qumështit me formulë më të lartë. Gjithësesi, për zgjidhjen e duhur dhe të përshtatshme për ushqimin e fëmijës tuaj, është mirë të konsultoheni me pediatrin.

Kundërindikimet e mundshme të të ushqyerit me gji

Kundërindikimet e të ushqyerit me gji, janë të rralla dhe kanë të bëjnë me disa sëmundje tek nëna. Para së gjithash, tuberkulozi, hepatiti, SIDA, herpes zoster në pjesën e gjirit, disa sëmundje të rënda të zemrës, si dhe përdorimi i disa ilaçeve të cilat bëjnë pjesë në grupin e antibiotikëve siç janë: tetraciklina, eritromicina, kloramfenikoli. Gjithashtu, të ushqyerit me gji nuk rekomandohet për nënat të cilat kryejnë terapi për trajtimin e kancerit.