fbpx

Kur mosha nuk është pengesë për pasardhës

Мë 1 korrik u lind Davidi. Foshnja e vogël, e ëmbël dhe e qetë- gëzimi më i madh i nënës Kostadinka. Sepse u lind disa ditë para terminit të parashikuar, ka qëndruar në Departamentin e Kujdesit intensiv. Dr. Stanka Tançeva- Krstevska ishte përgjegjëse për shëndetin e tij duke qëndruar në këtë departament. Për fat të mirë ekipi i mjekëve pas disa ditëve mori vendim se heroi i madh David mund të shkojë në shtëpi. Me gëzim në fytyrë, nëna Kostadinka Sokollovska mezi priste të shkojnë së bashku në shtëpi.

Falënderoj ekipin e spitalit “Acibadem Sistina”, falënderoj mjekët që bujarisht përkushtohen në çdo përrallë të jetës së pacientëve dhe përpiqen të na sjellin lumturi. Dr. Gordana Petrovska është profesionalistе е madhе dhe asaj i falënderoj për çdo gjë që e ka bërë për mua dhe Davidin. Kemi pasur komunikim të shkëlqyeshëm dhe marrëdhënie mjek- pacient dhe më ndihmoi që shumë lehtë t’i kaloj muajt e fundit të shtatzënisë. Me doktoreshën u kuptuam mirë dhe pas kësaj e fitova dhuratën më të bukur për mua- Davidi. Keni një ekip të profesionalistëve, që janë më të mirët në punën që e kryejnë. Dua t’i inkurajoj të gjitha gra se  mosha ndonjëherë nuk duhet të jetë pengesë për pasardhës. Jo sot, kur teknologjia është e zhvilluar deri në nivelin më të lartë, kurrë nuk është vonë që një grua të bëhet nënë. Unë dhe Davidi tani jemi familje, unë jam nëna më e lumtur në botë. “Acibadem Sistina Ju falënderoj”, na zbuloi Kostadinka.