fbpx
  1. Qumështi i nënës është ushqimi natyral, unik dhe i pazëvendësueshëm për beben, dhe të ushqyerit me gji është parakushti i vetëm dhe i domosdoshëm për zhvillimin emocional dhe fizik të bebes.
  2. Qumështi i nënës përmban të gjitha lëndët ushqyese të nevojshme për rritjen dhe zhvillimin e duhur të bebes.
  3. Antitrupat që gjenden në qumështin e nënës rrisin sistemin imunitar të foshnjës.
  4. Qumështi i nënës është veçanërisht i domosdoshëm për fëmijët e lindur para kohe, si dhe për binjakët, për tre apo për më shumë fëmijë të lindur në të njejtën kohë.
  1. Tretet më lehtë se ushqimi artificial dhe rekomandohet veçanërisht për fëmijët e lindur para kohe, sepse stomaku dhe zorrët e tyre janë më të vogla dhe më të brishta. Nëse nuk mund t’i ushqeni me gji fëmijët tuaj, atëherë gjirin duhet ta zbrazni me anë të një aparati të veçantë i cili përdoret posaçërisht për këtë qëllim, dhe qumështin t’ja jepni fëmijës me anë të shishes së biberonit.