Pas zbulimit të lajmit të shtatzënisë, çdo grua fillon ta planifikojë menunë ditore. Është e vërtetë se lëndët ushqyese të cilat I merr gruaja në sasi të mëdha, ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e fetusit, por edhe të vetë gruas shtatzënë. Fakt është se nuk duhet të ushqeheni sa për dy persona. Ushqimi duhet të jetë I balancuar në mënyrë që gjatë ditës të sigurojë të gjithë përbërësit e nevojshëm për të patur një shtatzëni të shëndetshme dhe bebe të shëndetshme.
Lidhur me këtë temë, do të merrni këshilla profesionale nga Dr. Aleksandra haxhi-Dimova, nutricioniste në ‘Acibadem Sistina’. Në eksperiencën e saj të përditshme me gratë shtatzëna, ajo i përshkruan ushqimet bazë për të cilat ato kanë nevojë.
Dëgjoni këshillat profesionale nga Dr. Haxhi-Dimova në linkun e mëposhtëm: