fbpx

Muajt e parë të jetës së tyre, këta luftëtarë të vegjël, i kaluan në Departamentin e kujdesit  neonatal intensiv, duke luftuar për çdo mëngjes të ri. Sot, ata janë fëmijë të rritur, me plot dëshira fëmijërore dhe plot jetë. Prindërit thonë se pasiguria e jetës dhe shëndetit të fëmijëve të tyre të lindur para kohe, sot është një memorial.  Sot, të gjithë sëbashku i kujtuam momentet e luftës së përbashkët për jetën e tyre.  Sëbashku i’a dolëm mbanë! Secili me mënyrën e vet.  Ekipi mjekësor me ekspertizën e tyre, prindërit me mbështetjen dhe besimin e tyre, fëmijët me zemrën e tyre të guximshme dhe dëshirën për të jetuar.  Për këtë arsye, ata janë heronjtë tanë!

“Jemi krenarë që si spital dhe si departament i kujdesit neonatal intensiv arritëm ti kapërcenim sfidat që vijnë sëbashku me lindjen e parakohshme të fëmijëve.  Jemi të lumtur që sëbashku po e shënojmë Ditën botërore të lindjes së parakohshme dhe që përcollëm mesazh për  të gjithë prindërit se sëbashku ne mund të arrijmë rezultate të suksesshme në rritjen dhe zhvillimin e këtyre  fëmijëve. Ju falenderojmë për mbështetjen dhe besimin ndaj ekipit tonë.  Departamenti për kujdesin neonatal intensiv në ‘’Acibadem Sistina’’ disponon pajisjet më moderne për monitorimin e fëmijëve të lindur para kohe, dhe për fëmijët e sëmurë rëndë.  Rezultatet e deritanishme janë vetëm një konfirmim i ekspertizës, njohjes dhe kushteve të punës në këtë repart’’ – u shpreh Dr. Dushko Fidanovski,  shef i departamentit pediatrik në spitalin klinik ‘’Acibadem Sistina’’.