fbpx

Nuk ekziston formulë e magjishme për një dietë të shëndetshme në shtatzëni. Në përgjithësi, parimet themelore për një dietë të shëndetshme mbeten të njejtat – konsumoni fruta dhe perime, drithëra dhe proteina, shmangni ëmbëlsirat e tepruara dhe brumërat. Është e rëndësishme që ushqimi të jetë i freskët, me cilësi, i larë mirë dhe mishi i përgatitur mirë termikisht. Studimet kanë treguar se ushqimi në shtatzëni është i lidhur ngushtë me ndjeshmërinë e infeksioneve të foshnjës, si dhe me peshën e lindjes së foshnjës, ushqimi i duhur është konsumimi i ushqimit të lehtë, mënyra më e mirë dhe më e rëndësishme për një shtatzëni të qetë dhe për një fillim më të mirë për fëmijën tuaj.  Është e gabuar idea se duhet të hani sa për dy persona dhe të dyfishoni sasinë e kalorive gjatë shtatzënisë. Duke filluar nga tremujori i dytë i shtatzënisë, ju keni nevojë vetëm për 300-400 kalori më tepër në krahasim me ushqimin që keni konsumuar para shtatzënisë. kaloritë shtesë janë ekuivalente me  një sanduiç të vogël, një banane dhe një gotë qumësht. Shtimi i ushqimit me fibra celuloze në ushqimin tuaj (siç janë sallatat dhe perimet) do t’ju ndihmojë për të shmangur problemet e zakonshme të shtatzënisë si kapsllëku dhe hemorroidet (majasëlli). Pirja e ujit dhe e lëngjeve është e rëndësishme pasi ju keni nevojë për hidratim të mirë, dhe kjo ndihmon në eliminimin e mbetjeve të lëndëve në veshka dhe në mëlçi.