fbpx

Ndoshta do t’ju habisë fakti se pilatesi është një nga aktivitetet më të përshtatura gjatë periudhës së shtatzënisë. Duke praktikuar pilates do të ndiheni shumë më mirë. Do t’a shkurtoni momentin e lindjes dhe do të riktheheni në formë shumë shpejtë pas lindjes.  Pilatesi do t’a përmirësojë frymëmarrjen tuaj, do t’i lehtësojë dhimbjet tuaja të shpinës dhe do t’ju bëjë të ndiheni më fleksibël.

Ju bën të ndiheni të relaksuar

Pilatesi ndihmon në fokusimin e trurit, prandaj mund t’a përdorni si një metodë për t’u relaksuar. Kushtojini vetes tuaj kohë, mundohuni të qëndroni pak më larg detyrimeve tuaja. Pilatesi do t’ju ndihmojë të relaksoheni duke ju ndihmuar t’a largoni stresin dhe së fundi do t’i vijë në ndihmë edhe fëmijës tuaj, që është në fakt gjëja më e rëndësishme!

Forcën muskujt e dobësuar të barkut dhe të legenit

Me rritjen e bebit, muskujt e barkut dhe të legenit janë nën një presion të madh.  Në të njetën kohë hormoni relaksin  i bën ligamentet më tolerues. Ligamentet tuaja do të shtrihen më tepër se zakonishtë dhe nëse i mbingarkoni mund të shkaktojnë lëndim.

Trajtim relaksues

Pilatesi aktivizon shtresat më të thella të muskujve të barkut të cilat janë të nevojshme për shpinën dhe legenin tuaj.  Një pjesë e mirë e ushtrimeve të pilatesit  reduktojnë presionin në pjesën e shpinës dhe të legenit, dhe përsa i përket fundit të shtatzënisë, ndihmojnë në pozicionimin e e duhur të bebes para lindjes. Ushtrimet nuk do t’ju lodhin, dhe do të keni një trajtim relaksuaes të cilin mund t’a bëni dhe në javën e parë apo në javën tridhjetë e një të shtatzënisë.

Disa arsye të mira përse duhet të kryeni pilates

  • Ju bën më rezistentë gjatë momentit të lindjes
  • Ju bën të ndiheni pozitivë
  • Redukton rrezikun e shtimit të peshës trupore
  • Mundëson lindje më të lehtë dhe më të shpejtë
  • Ndihmon në relaksimin e trupit dhe të trurit
  • Ruan nivelin e ulët të kortizolit (hormonit të stresit)
  • Redukton problemet lidhur me pagjumësinë
  • Rregullon temperaturën e trupit
  • Redukton komplikimet gjatë periudhës së shtatzënisë
  • Do ta riktheni më shpejtë peshën e mëparshme trupore
  • Redukton numrin e shtatzënave të cilat lindin me prerje cezariane
  • Përmirësimi i qarkullimit të gjakut ndihmon kundër ngërçeve, kapsllëkut dhe ënjtjeve
  • Ndihmon në reduktimin e lodhjes, madje edhe gjatë tremujorit të parë
  • Ndihmon kundër depresionit

Këshillojmë

Nëse më parë nuk keni ushtruar pilates, kërkoni një instruktor pilatesi i cili ka ekperiencë të mëparshme me gratë shtatzëna në mënyrë që t’ju kushtojë vëmendje të veçantë. Nuk rekomandohet që të kryeni vetë ushtrime pilatesi, pa i njohur më parë ushtrimet bazë të pilatesit. Nëse keni një shtatzëni të rrezikshme, ose sëmundje apo vështirësi ekzistuese, konsultohuni me doktorin tuaj para se të filloni të kryeni ushtrime.