Kur të tjerët thoshnin se shanset për të bërë nënë i kam 0, Dr.Ivanov dëshmoi të kundërtën
Pas një periudhe relative te vuajtjes nga infertiliteti apo jo profesionalizmi i pashpjegueshëm i gjinekologëve me te cilët kisha bashkëpunuar; fillova t’i analizoj CV- të të gjinekologëve ne rajon për ndihmë. Nuk e kisha ndërmend të dorëzohesha pa marrë parasysh se me ishte thënë se gjasat qe të behëm nënë i kam 0 %. Një dite me beri përshtypje një CV. Data 22 tetor 2015. E-maili i pare që dërgova në adresë të Dr. Jordanço Ivanov-it. Shkrova... Dr. me duhet ndihmë. Data 29 tetor 2015, takimi i parë... biseda e parë. Fjalia e parë e tij : Ju do të bëheni me fëmijë... në një apo tjetër mënyrë por do te bëheni nënë. Që nga ajo dite filloi udhëtimi ynë i përbashkët qe ishte jo edhe aq i lehtë.
Muaji dhjetor 2015 ...shtatzënia e parë. Ishim të lumtur por edhe të frikësuar. Shtatzënia ishte me rrezikshmëri të lartë. Sa fillonim të zgjidhnim një problem na dilte përpara tjetri. Por nuk u dorëzuam asnjëherë. 30 javë regjim i rreptë shtrati ..30 javë terapi hormonale. E vetmja lëvizje ishte rrugëtimi Prishtine-Shkup. Java 30. Erdhi në jetë Darisi. Pas 10 ditesh luftë të ashpër për jetën e tij; 10 dite dramë si 10 vite për mua si nënë..për fat te keq Darisin e humbëm. U ktheva mbrapa me kufome. Depresion i thelle, humbje shprese; goditja e pare serioze nga jeta... me s’kishte kuptim asgjë. Mirëpo, Dr.Ivanov nuk ma lëshoi dorën. Pikërisht ishte ai që më motivoi të fillojmë prapë nga e para, ishte tepër e vështirë për mua. Duhet... do e provojmë prapë insistonte s’do dorëzohemi.
Janari 2016. Përsëri takohem me Dr Ivanov. Kësaj radhe takimi ishte jashtë ambientit të spitalit “Acibadem Sistina” pasi që ishte vështire e përballueshme ballafaqimi me ambientin e njëjtë ku më doli shpirti për se gjalli. Doktor, të ecim prapë bashkë? E pyes. Gjithsesi më përgjigjet. Filluam përsëri betejën. Falë tretmanit të duhur e profesional të tij tani më kishim shtatzëninë e dyte. Kontakti me Dr. Ivanov-in ishte thuajse i përditshëm në çdo kohë 24 orë ne dispozicion. Nuk e kishte aspak të lehtë pasi që isha psikikisht e ngarkuar...po vuaja pasojat e humbjes së parë dhe njëkohësisht kishim të bënim me shtazani me rrezikshmëri të lartë. Dr. Ivanovi ishte jo vetëm doktori që përcjelltë shtatzëninë por edhe psikolog... shok... udhëheqës i një beteje; luftarak... tashme ishim familje. 34 javë regjim shtrati... terapi hormonale... përkrahje morale profesionale e shpeshherë edhe psikike nga Dr.Ivanovi dhe stafi i repartit të gjinekologjisë dhe akusherisë. Qëndrova 2.5 muaj në dhomën nr. 3024, kati 3. Thjesht; tanimë isha banore e spitalit dhe kisha edhe një familje. Isha aq e lidhur me Dr. Ivanov; vetëm atij i besoja; fjala e tij ishte ligj për mua; secilën këshille e ndiqja me përpikëri sa që ndonjëherë edhe e teproja nga përkushtimi që gjithçka të ecën mire. Jo te pakta ishin rastet kur do të duhej të vinte Dr. Ivanov nga shtëpia që të bindesha për diçka që mjeku kujdestar propozonte. Sigurisht që nuk ishte e lehtë apo jo?! :)
Hana erdhi në jetë në javën 34 pikërisht në datën e njëjtë kur vëllai i saj Darisi kishte marrë statusin e engjëllit.. Falë ekipit profesional të repartit të neonatologjisë Dr Stanka e më pastaj Dr. Hristovski që ishin jashtëzakonisht të kujdesshëm Hana gëzonte shëndet të plotë. U kthyem në shtëpi të lumtur njëkohësisht të frikësuar. Po përjetoja depresion pas lindjes. Ndjenja të mos guxosh ta mbash fëmijën tënd që më aq mund e sakrifice e sjell ne jete ishte e tmerrshme. Kaluam në një periudhë plotë stres por më në fund filloi edhe periudha e quajtur stabilizimi. Ishim të qetë. I lutesha Zotit për shëndetin e Hanës; isha e përmbushur .Tashme isha nënë e dy fëmijëve: një engjëll në tokë dhe një engjëll në qiell. Data 8 janar 2019. Po i shkruaj prapë Dr.Ivanov-it: I dashur doktor shpeshoj të jeni mirë. Më duket se jam shtatzënë... ndodhi spontanisht. Përgjigjja e mjekut: Super Vedia. Isha e hutuar, e frikësuar skajshmërish. Nuk kisha besuar ndonjëherë që mua mund të më ndodhtë një shtatzëni pa asistence mjekësorë pas 2 shtatzënive stimulative dhe gjithë atij tretmani por ja që ndodhi. Takohem në zyrë. Përqafim tejet miqësor. Doktor, dëshira ime për fëmije ishte e zjarrte ju e dini mirëpo nuk jam gati... psikikisht e as fizikisht, e di se do të vuaj shumë.. kështu që ndoshta është më mirë... Jo, jo ishte përgjigja e tij; do e mbash... do ia dalim... është thjesht dhuratë nga Zoti... ai na dërgoi një shenjë tashme kurse neve na mbetet ta japim maksimumin që ta kryejmë punën tonë dhe le t’ia lëmi Zotit te vendosë.
Hera e tretë me shtatzëni me rrezikshmëri të lartë por tashme mjeku im ishte tejet i familjarizuar me anamnezën time si paciente por edhe si personalitet. Kontakt i përditshëm... kujdes i pandërprerë nga ana e Dr.Ivanov. Rrënie dhe ngritje të humorit tek une. Momente kur më të vërtet mendoja se gjithçka mori fund. Por Dr. Ivanov nuk e kishte në mendje të dorëzohej sa që unë u befasoja me terë atë energji te tij. Erdhi momenti kur gjendja ime shëndetësore po përkeqësohej. Intuita ime veç me kishte treguar. E dija se s’do të ishte e lehtë prapë ...tentoja ta përgatisja vetën për gjithçka. Prapë u ktheva në shtëpinë time të dytë. Spitali “Acibadem Sistina”. Nuk kishte ndërruar asgjë vetëm se kësaj here ishte dhoma nr.3026 ajo që më priste. “Mirë se na u ktheve në shtëpi”- më kanë thënë motrat: Irena, Ivona, Tanja, Martina, Beti, Mimi, Natalija... dhe të tjerat që ndoshta nuk kam hapësirë t’i përmend. Monitorimi 24 orësh filloi... maratona filloi... beteja... lot... humor... frike kishim gjithçka nga pak. Dhe mëngjesi i ditës së enjte... thjesht e ndjeja... ishim afër... nuk po e përballonte dot më as trupi e as mendja. Me urgjence u ngjitem për ne sallë. Dielli im, Denisi vendosi të vijë në jetë edhe më herët se motra e tij Hana; ishte akoma edhe më i vogël. Dëgjova të qarat e para të tij.
Duart e para qe e rrëmbyen ishin duart e Dr.Ivanov-it kurse u lëshua ne duart më të sigurta të Dr. Fidanovskit dhe motrës Snezhana. Më duhej vetëm ndihma e perëndisë pasi që për sa i përket profesionalizmit ishim në duar te sigurta. Buzëqeshja e parë e Dr. Dusko Fidanovskit dhe e Dr. Jordanço Ivanovit ishte shenja e parë se gjerat po ecin në rrugën e duhur...megjithëse ishte koha sfiduese tretmani i fëmijës së lindur në javën 32. Ngadalë por me hapa të sigurt Dielli im, Denisi filloi ta marre vetën. Qëndrim 30 ditë në NICU.
E vizitoja çdo ditë... i këndoja ninulla... i tregoja përralla. Dashuri, kujdes dhe profesionalizëm të jashtëzakonshëm treguan ekipi i Neonatologjisë në krye me Dr.Dusko Fidanovski; Dr.Antonio Hristovski; Dr.Snezhana Palcevska dhe Dr.Stanka Tançeva pastaj motrat: Snezhana; Sashka; Vesna; Ane; Dançe; Sunçica dhe të tjerat ishin gjithmonë të gatshme të na ndihmonin e përkrahnin me energjinë e tyre pozitive për edhe më të voglin shqetësim qe kishim. Erdhi momenti kur quni ishte gati dhe gjithë se bashku... të lumtur u përshëndetem me familjen tonë të dytë. Ky ishte tregimi im dhe i heronjve të mi... dhe mësimi që mora nga jeta. A ishte rastësi apo me arsye nga Zoti nuk e di ... por ama qe nga momenti i takimit me Dr. Ivanov jeta ime mori kahje tjetër dhe tashme Dr. Jordanço Ivanov është shndërruar ndër njerëzit me më influence në jetën time.
U jam mirënjohëse stafit të repartit teë gjinekologjisë dhe akusherisë, repartit të NICU ë ne krye Dr. Fidanovski, Dr.Hristovski dhe të gjitha motrave që ishin aq të buta me qeniet më të brishta në botë... fëmijët e parakohshëm.