fbpx

Shpesh thuhet se të ushqyerit me gji (veçanërisht në mbrëmje para se të shkoni në shtrat) mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Një fakt interesant është se para se të përdoreshin shishet me biberon, prishja e dhëmbëve tek fëmijët ishte një dukuri më pak e zakonshme. Sipas rezultatit të një studimi të kryer, të ushqyerit me gji nuk shkakton prishjen e dhëmbëve.   

Të ushqyerit me shishe dhe të ushqyerit me gji

Një nga shkaqet kryesore për prishjen e dhëmbëve është se foshnjat të cilët ushqehen me anë të shishes e ruajnë ushqimin në gojë, dhe dhëmbët e tyre janë të ekspozuar ndaj ushqimit, në këtë mënyrë ka shumë gjasa që dhëmbët e tyre të prishen. Nga ana tjetër, qumështin e gjirit fëmija nuk mund ta ruaj në gojë pasi qumështi nuk rrjedh nëse fëmija nuk thith në mënyrë aktive, gjë që e dallon nga të ushqyerit me shishe. Gjithashtu, gjatë të ushqyerit me gji, qumështi kalon prapa dhëmbëve të bebes dhe në këtë mënyrë fëmija duhet ta përtypë qumështin në mënyrë aktive.

Bakteria sulmon dhëmbët

Arsyeja për prishjen e dhëmbëve është bakteria e cila gjendet në pllakën e dhëmbëve. Kjo baktere i përdor sheqerërat e ushqimit për të prodhuar acid i cili ndikon drejtpërdrejtë në prishjen e dhëmbëve. Bakteria zhvillohet në kombinim me sheqerin, një sasi të vogël të pështymës dhe pështymës me një nivel të ulët të vlerës se Ph.  Pothuajse 20% e popullsisë botërore është e prirur ndaj niveleve të larta të kësaj baktere e cila rrit rrezikun e prishjes së dhëmbëve. Pas daljes së dhëmbëve të parë, fëmija lehtë mund ta marrë kët baktere nëpërmjet pështymës së nënës apo nëpërmjet ndonjë transportuesi tjetër. Në mënyrë për të parandaluar shfaqjen e kësaj baktere tek fëmija, shmangni çdo kontakt të pështymës tuaj me fëmijën, sikurse është të ushqyerit me të njejtën lugë, të pini nga e njejta gotë, ta puthni fëmijën në buzë, vendasja e biberonit të fëmijës në gojën tuaj, etj.

Nga ana tjetër, një studim tregon se nëna dhe fëmija duhet të jenë në kontakt më të afërt me njëri-tjetrin me qëllim që bacteria të transmetohet tek bebja, por kjo para se të fillojnë të shfaqen dhëmbët e parë. Në këtë mënyrë, doktorët thonë se krijohet një mbrojtje ose një imunizim i fëmijës ndaj kësaj bakterie.

Të ushqyerit me gji dhe dhëmbët

Thamë se qumështi i gjirit nuk shkakton karies, por kjo nuk do të thotë se bebet të cilët janë ushqyer me qumësht gjiri ,nuk do të kenë problem më tej me prishjen e dhëmbëve, problem këto të shkaktuara nga faktorë të tjerë të ndryshëm. Qumështi i nënës përmban gjithashtu laktoferrin, një përbërës i cili në një farë mënyre i shkatërron bakteriet të cilat i sulmojnë dhëmbët e fëmijëve.

Një studim i kryer me qëllim për të ndjekur ndryshimet e vlerës së Ph në pllakën e dhëmbit, gjithashtu arrihet në konkluzionin se qumështi i nënës nuk shkakton karies, porn ë rrethana normale, antitrupat të cilat fëmija i merr nëpërmjet qumështit të nënës, kanë një rol mbrojtës.

Mbani një higjenë të rregullt të gojës

Pavarësisht nga gjithçka, më mirë është që nga dalja e dhëmbëve të parë të fëmijës, ti lani ato dy herë në ditë, ose pas çdo vakti, ti jepni fëmijës nga pak ujë në mënyrë që të mos mbetet në gojë asgjë nga ushqimi. Gjithashtu, mos lejoni që fëmija juaj të jetë gjatë gjithë kohës me shishe në dorë, kështu do të parandaloni që fëmija të ketë lëng vazhdimisht në gojë, gjë që mund të shkaktojë prishjen e dhëmbëve. Prishja e dhëmbëve është e lidhur drejtpërdrejtë me sasinë dhe kohën e kontaktit të substancës së sheqerit me dhëmbët.