fbpx

Fëmijët e lindur para kohe - pyetje dhe përgjigje

Tre dekada më parë bebet e lindura para kohe kishin shumë pak shanse për të mbijetuar. Sot me ndryshimin e mjekësisë ka ndryshuar gjithçka. Këto janë pyetjet më të zakonshme për foshnjat e lindura para kohe.

Kur konsiderohet fëmija i lindur parakohe?

Fëmija i lindur para javës 37 të shtatzënisë konsiderohet si fëmië i lindur para kohe. Besohet se java e 24 e shtatzënisë është koha më e hershme kur foshnja është e zhvilluar sa duhet dhe mund të mbijetojë, por gjithmonë me ndihmën e kujdesit intenziv neonatal. Foshnja e lindur para javës së 24 të ngjizjes, zakonisht nuk është e formuar mjaftueshëm që të mund të mbijetojë.

Sa e rrezikshme është lindja e parakohëshme e fëmijës?

Fëmijët e lindur para kohe janë të vegjël dhe të pazhvilluar mirë, peshojnë më pak se 2.500 gram. Për fëmijët të cilët kanë lindur para javës së 28, konsiderohen së fëmijët të cilët janë ektremisht të pazhvilluar, dhe këto foshnja janë veçanërisht të ndjeshme. Për shkak të lindjes së parakohëshme, në raste të caktuara tek këto bebe janë të mundshme komplikime shëndetësore të tilla si:

  • Probleme me frymëmarrjen (probleme kronike me mushkëritë)
  • Probleme kardiovaskulare
  • Verdhëza për shkak të papjekurisë së mëlçisë.
  • Probleme me ushqimin ( pamundësia për të koordinuar gjirin, etj.).
  • Çrregullim të enëve të gjakut
  • Prirje ndaj infeksioneve

Si duket foshnja e lindur para kohe?

Karakteristikat kryesore të foshnjes së lindur para kohe është papjekuria e përgjithshme e organeve dhe sistemeve që janë të domosdoshme për jetën. Lëkura është tepër e hollë, e mbuluar me qime të vogla, ndërkohë që enët e gjakut janë tepër të dukshme. Muskujt dhe yndyra nën lëkurë janë pak të zhvilluara, dhe fëmijët e lindur para kohe janë të vegjël dhe të dobët. Të qarat mezi dëgjohen, dhe organet gjenitale janë të pazhvilluara. Me kalimin e kohës fëmija do të fillojë të piqet, do të zhvillohet, do të rritet dhe do të marrë pamjen e një fëmije të lindur në kohë.

A duhet të qëndrojnë në inkubator të gjithë fëmijët e lindur para kohe?

Ditët e para të jetës, fëmijët e lindur para kohe, kanë sistem të papjekur për rregullimin e temperaturës së trupit, dhe pa ndihmën e rregullimit të teperaturës trupore ata nuk mund të ruajnë ngrohjen normale të trupit.  Në inkubator temperatura eajrit dhe e lagështisë mund të rregullohet lehtë. Gjithashtu, inkubatori është një mjedis i izoluar dhe në këtë mënyrë fëmija është i mbrojtur nga infeksionet.

Kur mund të dalë fëmija nga inkubatori?

Inkubatori përdoret kryesisht për të arritur temperaturën e fëmijëve të lindur para kohe, dhe për këtë arsye një nga parakushtet kryesore për transferimin e bebes nga inkubatori në krevat është aftësia e bebes për të mbajtur temperaturën e trupit. Fëmija nxirret nga inkubatori atëherë kur shëndeti i tij është i qëndrueshëm dhe ka një peshë mbi 1.700 gram.  

Sa kohë duhet të qëndrojë në spital fëmija i lindur para kohe?

Fëmijët e lindur para kohe qëndrojnë në spital në varësi të lindjes së parakohëshme dhe në varësi të shëndetit të tyre. Nëse janë të papjekur, me peshë të ulët trupore, qëndrojnë për një periudhë më të gjatë kohore pasi kanë nevojë për ndjekje dhe kujdes nga ana e mjekëve.

Si të kujdeseni për fëmijën e lindur para kohe?

Fëmija juaj i lindur para kohe ka nevojë për kujdes dhe vëmendje tepër të madhe, prandaj vizitojeni atë shpesh dhe krijoni kontakt me të. Prekeni, bisedoni me të, dhurojini dashuri dhe ngrohtësi. Fëmija do ti ndjejë dhe kujtojë prekjen dhe ngjyrën tuaj të zërit. Pas largimit nga spitali, është e domosdoshme kryerja e kontrolleve të rregullta të rekomanduara nga mjeku.

A mund të ushqehet normalisht me gji foshnja e lindur para kohe?

Çdo pikë e qumështit tuaj ka një vlerë tepër të madhe për fëmijën tuaj, veçanërisht kur bëhet fjalë për bebe të lindur para kohe apo kur bebja është sëmurë. Meqënëse bëhet fjalë për foshnje të lindur para kohe, zakonisht ata kanë problem me të ushqyerin me gji derisa të forcohen dhe zhvillohen mjaftueshëm. Prandaj është më mirë që qumështin tuaj ta mjelni me anë të një pompë të posaçme, dhe nëpërmjet sondës ta ushqeni beben tuaj me qumësht gjiri. 

Sa duhet të zhvillohet fëmija në muaj?

Se sa do të zhvillohet fëmija në muaj, kjo varet nga gjendja shëndetësore e fëmijës.  Nëse gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme, gjatë qëndrimit në spital duhet të shtojë 20-30 gram në ditë.

Kur fëmija i lindur para kohe do ti arrijë bashkëmoshatarët e tij?

Se kur fëmija i lindur para kohe do ti arrijë bashkëmoshatarët e tij, kjo varet nga faktorët gjenetikë, mjedisi, nëse ka ndonjë sëmundje kronike, probleme neurologjike. Nëse nuk ka asnjë komplikim, fëija i lindur para kohe deri në moshën tre vjeçare do të mund ti arrjë bashkëmoshatarët e tij.