fbpx

Vetëdija:  Fillon duke bërë shoqërime të thjeshta: ‘nëse qan, ju do ta ngrini në krahë’. Rritet ndërgjegjësimi i stimulimeve të jashtme.

Të folurit: Komunikon kryesit me të qara. Fillon të artikulojë tinguj si ‘au- au dhe ou- ou’. 

Lëvizje fine: I hap dhe i mbyll pëllëmbët e duarve me vëmendje. Mund të mbajë artikuj për disa minuta.

Lëvizje të ashpra: Fillon ti shtrijë këmbët dhe mundohet ta drejtojë kokën. Disa reflekse humbasin.

Shqisat: Shikimi bëhet më i mprehtë dhe fillon të ndjekë artikuj.  I shikon njerëzit.

Veshja: Visheni më trashë pasi në këtë muaj nuk kanë kontroll të temperaturës.

Fjetja: Mund të zgjohet për shkak të dhimbjeve të barkut, por këto dhimbje fillojnë të zhduken pas muajit të tretë.