fbpx

Pyetjet më të zakonshme rreth fertilizimit invitro

‘Babai’ I fëmijës së parë I konceptimit invitro është fiziologu Robert Edwards I cili I pari e kreu këtë procedure në vitin 1978. Gjenialiteti I tij u kurorëzua me çmimin Nobel në mjekësi në vitin 2010, kur në botë tashmë kishin lindur 4 milion fëmijë invitro. Në botën perëndimore 1-2% e fëmijëve kanë lindur me anë të fekondimit biomjekësor, dhe zbatimi I kësaj procedure është gjithnjë e në rritje.
  1. Çfarë është IVF?

Kjo është një procedure në të cilën veza fekondohet (fertilizohet) me spermatozoidet jashtë trupit të gruas në kushte laboratorike (invitro).

  1. Kur përdoret IVF?

IVF përdoret në rast se tubat fallopianë janë të sëmurë, si dhe në rast të uljes së numrit apo cilësisë jo të mirë të spermatozoideve në lëngun seminal. E njejta gjë vlen edhe në dhurimin e qelizave vezore apo të spermatozoideve. IVF vlen edhe në rastet e tjera kur gruaja është e shterë dhe nuk mund të mbetet shtatzënë.

  1. A ka një kufi moshe për zbatimin e metodës?

Nuk ka asnjë kufizim moshe, por duhet të keni parasysh se për gratë mbi moshën 40 vjeçare, suksesi është I reduktuar.

  1. Cilat janë ndërlikimet e mundshme?

Efektet negative të marrjes së terapisë hormonale, komplikime për shkak të gjakderdhjes, si dhe shtatzani me më shumë fryte.

  1. Si është procesi I fekondimit biomjekësorë?

  • Faza e ciklit artificial: Përdoren pilula contraceptive dhe injeksione nën lëkurë të cilat zbusin funksionin e vezoreve.
  • Faza e hiperstimulimit ovarian: Përdoren preparate hormonale në formën e injeksioneve të cilat nxisin zhvillimin e një numri të madh të qelizave vezore për fekondim dhe në këtë mënyrë rrisin dhe mundësinë e suksesit.
  • Faza përfundimtare e pjekjes: Jepet injektimi Stop, I cili arrin maturimin (pjekurinë) e qelizave vezore.
  • Faza e shpimit të felikulave: Me anë të një gjilpëre nëpërmjet vaginës tërhiqet lëng folikular me anë të të ciëit merrën qelizat vezore. Shpimi bëhet me anestezi nën kontrollin e ultratingujve.
  • Faza e fertilizimit në kushtet laboratorike: me metodën klasike të IVF, qelizat vezore inkubohen në mjedis të lëngshëm ushqyes, inseminohen me spermatozoidet të marra nga lëngu seminal perms ejakulimit dhe here pas here kontrollohet procesi I fekondimit. Në raste të caktuara zbatohet mikrofertilizim me anë të injektimit të drejtpërdrejtë të spermës në vezë duke e lehtësuar fekondimin. 
  • Embriotransferimi: pas fertilizimit, në një periudhë prej 2-5 ditësh, kthehen Brenda mitrës dy embrione të zgjedhura me cilësinë më të mirë. Procedura është e thjeshtë dhe pa dhimbje, kryhet me katetër të hollë të posaçme nëpërmjet kanalit të qafës së mitrës, nën kontrollin e ultratingujve. Nëse ndodhen më tepër embrione me cilësi të lartë, me lejen e pacientit mund të zbatohet ruajtja KRIO (ngrirja e tyre).
  1. A ka kufizime në aktivitete pas kryerjes së procedurës ?

Pacienti duhet të pushojë pas shpimit folikular dhe embriotransferimit. Në periudhën pasuese merret terapia hormonale,dhe nuk ka kufizime të veçanta në lidhje me lëvizjen dhe kryerjen e punëve tuaja. Marrëdhëniet seksuale janë të ndaluara deri sat ë vërtetohet mbetja e shtatzënisë.

  1. A është e rrezikshme shtatzënia me fertilizim artificial?

Shtatzënia si rezultat I fekondimit IVF për shkak të vetë procedures nuk është e rrezikshme, rreziku vjen për shkak të moshës ose patologjisë së pacientit.

  1. Sa kohë zgjat procedura?

E gjithë procedura duke përfshirë të gjitha fazat e saja zgjat rreth 6 javë.

  1. Sa i madh është suksesi i metodës?

Suksesi luhatet rreth 25 -45% në varësi të moshës së gruas dhe llojit të problemit që e çon në kryerjen e kësaj metode.

  1. Sa here dhe në cilën periudhë kohore mund të përsëritet kjo procedure?

Nuk ka asnjë kufizim për mundësinë e përsëritjes së procedures pas një periudhe prej 3-4 muaj. Besohet se suksesi është në rritje nëse kjo procedure kryhet 3 herë në mënyrë të vazhdueshme.

  1. A janë të shëndetshëm fëmijët e lindur me anë të metodës IVF?

Fëmijët e lindur me anë të procedures IVF, janë të shëndetshëm dhe pa asnjë pasojë të shkaktuar nga vetë procedura.