fbpx

Pse paraqiten ngërçe nga temperatura e lartë

Konvulsionet febrile ose që njihen te populli si ngërçe të shkaktuar nga temperatura e lartë paraqesin një nga çrregullimet më të shpeshta neurologjike te fëmijët. Ato janë të shpeshta te fëmijët e moshës parashkollore, me simptoma të ngjashme si sulmet epileptike. Për shkak të kohëzgjatjes së simptomave, të cilat kanë fotografi dramatike, shkaktojnë frikë dhe panik te prindërit.

Konvulsionet febrile paraqiten si reagim i trurit gjatë ngritjes së shpejtë dhe të papritur të temperaturës trupore në interval prek 38,5 deri në 39,5 gradë. Paraqiten te fëmijët e moshës prej 6 muajve deri në 6 vjet. Mund të zgjatin prej disa sekondave deri 20 minuta, më shpesh 1 deri 2 minuta. Ekzistojnë më shumë faktorë të rrezikut që sjellin deri te paraqitja e konvulsioneve febrile te fëmijët, ndërsa disa prej tyre janë: faktori i trashëguar, pirja e duhanit nga nëna gjatë shtatzënisë dhe pesha e vogël trupore. Shkaqet për gjendjen e këtillë akoma nuk janë të njohura, por supozohet se bëhet fjalë për tolerancë të ulët të trupit ndaj temperaturës së rritur trupore, si dhe për shkak të sistemit të pazhvilluar për termorregullim. 

Simptoma me fotografi dramatike

Fotografia klinike e konvulsioneve febrile është dramatike dhe frustruese për çdo prind. Paraqitet gjatë ngritjes së parë të papritur të temperaturës trupore. Fëmija e fikson shikimin në një anë, e humb vetëdijen dhe dridhet me ekstremitetet (duart dhe këmbët) dhe shpesh paraqitet ngjyrë e mavitë te buzët.  Në sulmet e këtilla ka edhe episode kur fëmija nuk merr frymë. Sulmet më të shpeshta janë grand-mal për të cilat janë karakteristike dy faza. Në fazën e parë fëmija ngërçet dhe lëshon bërtitmë pasi që merr frymë nëpër muskujt e ngërçur në fyt, mund të vijë edhe deri te humbja e vetëdijes. Në fazën e dytë paraqiten dridhje të ngadalshme ritmike të muskujve. Pas rënies, vjen deri te relaksimi i të gjithë muskujve duke përfshirë edhe sfinkterët, gjatë së cilës mund të ndodhë që fëmija të urinojë ose ta bëjë në brekë nevojën e madhe. Më të rralla janë të ashtuquajturit konvulsione febrile ku paraqitet dridhje e njërës anë të trupit.

Qëndroni të qetë dhe ndihmoni fëmijës suaj

Kur fëmija juaj do të pësojë konvulsione febrile, më e rëndësishmja është të qëndroni të qetë. Shtrijeni në krevat dhe me kujdes mbani mend simptomat dhe kohëzgjatjen, të cilat do të kenë dobi për mjekun gjatë vendosjes së diagnozës dhe gjatë dhënies së trajtimit. Kokën e fëmijës kthejeni anësh që pështyma të dale nga goja, që të pengohet derdhje në kanalet e frymëmarrjes dhe gëlltitja e gjuhës. Në këto momente zgjedhja e parë e terapisë është në anusin e fëmijës të vendoset çep kundër temperaturës së lartë. Menjëherë dërgojeni fëmijën te mjeku. Kurrë mos e dridhni fëmijën, mos i vendosni asgjë në gojë dhe mos  lagni me ujë.

Diagnoza e konvulsioneve febrile

Gjatë çdo paraqitje të konvulsioneve febrile te fëmija juaj medoemos të konsultoheni me mjekun, që të përjashtohen infektimet e sistemit qendror nervor. Është e domosdoshme të bëhen ekzaminime të caktuara, siç janë: anamnezë të hollësishme, kontroll neuro-pediatrie, analiza laboratorike dhe kontrolle tjera nëse janë të nevojshme. Nëse ekziston dyshimi për infektim, bëhet punktim lumbal, veçanërisht nëse fëmija është më i vogël se një vjet dhe nuk dihet shkaku për gjendjen febrile.

Prognoza

Konvulsionet febrile më së shpeshti janë pa pasoja për shëndetin e fëmijës. Deri tani nuk ekzistojnë dëshmi se gjendja e këtillë mund të shkaktojë dëmtime të përhershme të trurit. Vetëm te një numër i caktuar i fëmijëve pas konvulsioneve febrile të komplikuara mund të paraqiten pasoja në formë të epilepsisë.