fbpx

Fillon cikli i ri i ligjëratave falas për gratë shtatzëne

Me kënaqësi të madhe Ju njoftojmë për fillimin e ri të ligjëratave falas për gratë shtatzëne që fillon të mërkurën, më 12 tetor. Edhe gjatë këtij cikli kemi përgatitur përmbajtje interesante dhe dhurata për ju.. Mjekët tanë, infermierët dhe akusherët janë këtu për t’ju dhënë përgjigjen e çdo pyetjes suaj dhe dilemës lidhur me shtatzëninë.

Të mërkurën fillojmë me temën “Ndryshimet dhe kontrollet e detyrueshme gjatë shtatzënisë”, ndërsa ligjëratën do ta mbajë Dr. Iren Shuplinovska- Jordanovska gjinekolog – akusher. Gjatë ligjëratës së  ardhshme do të mësoni kur duhet të bëhet ekokardiografia fetale dhe pse ky kontroll është një prej më të rëndësishmeve për gruan shtatzëne dhe foshnjën.

Më kënaqësi ju presim që të vini në një numër të madh dhe së bashku të edukohemi për një shtatzëni të shëndoshë, të lumtur dhe të lehtë. Gjatë tre viteve të kaluara shumë gra shtatzëne ndanë pyetje, përvojë dhe çaste të lumtura me ne, merrni edhe ju pjesë në ligjëratat më të vizituara.

Të nderuar prindër të ardhshëm,

Ligjëratat janë të hapura dhe në të mund të marrin pjesë të gjitha gratë shtatzëne , mire se ardhur janë edhe partnerët e tyre. Për çdo grua shtatzënë kemi përgatitur dhurata interesante nga miqtë tanë Acibadem Sistina Baby. Mund të paraqiteni në qendrën tonë të kontakteve në telefonin: 02 30 99 500 ose në e-mail adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

Më poshtë mund ta shihni programin e plotë.

Shihemi çdo të mërkurë në Acibadem Sistina!