fbpx

Prindërit zakonisht kërkojnë ti mbajnë fëmijët mbyllur në shtëpi, në ambiente të ngrohta. Megjithatë, ju jeni ata të cilët duhet të krijoni rregulla të shëndetshme për fëmijët tuaj – shprehet Dr. Aleksandar Sajkovski, pediatër.

Nëse fëmijën e mësoni që në moshë të vogël që të ambientohet në temperatura të ulëta dhe ajër të ftohtë, atëherë fëmija këtë veprim do ta praktikojë edhe në të ardhmen. Kjo do të thotë se qendra e tij termorregulluese do të reagojë në mënyrë të përshtatshme ndaj temperaturave të ulëta duke e rregulluar në këtë mënyrë temperaturën e trupit. Fëmijët duhet të dalin jashtë pavarësisht temperaturave të ulëta. Në të gjitha vendet europiane, duke përfshirë edhe ato skandinave, të cilat janë shembull tipik, rekomandohet që çdo fëmijë të dalë jashtë të paktën një orë në ditë deri në temperaturën -23 gradë” – shprehet Dr. Sajkovski.

Dëgjoni këshilla më të detajuara nga biseda e mbajtur në emisionin e mëngjesit në TV Nova.