Omari i vogël është gëzimi i parë i familjes Shabani, i cili me ardhjen e tij në jetë i ka dhuruar gëzimin më të madh në botë prindërve të tij, mamit Zilkade dhe babit Emir.
“Që nga momenti i qëndrimit në spital deri në momentin e largimit me Omarin tonë, kemi marrë kujdesin dhe përkushtimin më të madh. Doktorët, infermieret, higjena dhe të gjitha shërbimet e tjera ishin në nivel të lartë. Duam të falenderojmë përzemërsisht Dr. Kelemtina Kuzeskën, nga e cila jemi tepër të kënaqur, përsa i përket lindjes dhe të gjitha kontrolleve të kryera nga ajo. Personalisht mendoj se është doktoresha më e mirë dhe meriton falenderime të sinqerta dhe të përzemërta”, shprehet Zilkade, mamaja e Omarit.
Omar, Acibadem Sistina të uron fëmijëri të lumtur, plot buzëqeshje dhe shëndet.
Ndajmë me ju fotografitë e tyre të para, duke i falenderuar që na kanë bërë edhe ne pjesë të gëzimit të tyre të madh!