Shtatzënia me presion të lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut ndonjëherë është i pranishëm edhe para shtatzënisë, në raste të tjera ai mund të shfaqet edhe gjatë periudhës së shtatzënisë.
- Hipertensioni gestatik – shfaqet pas javës së 20 të shtatzënisë. gruaja shtatzënë nuk ka një koncentrim të proteinave në urinë apo shenja të tjera të organeve të dëmtuara, edhe pse në raste ekstreme mund të kalojë në forma të rënda.
- Hipertensioni kronik – shfaqet para shtatzënisë ose para javës së 20 të shtatzënisë. për faktin se presioni i lartë i gjakut shfaqet pa simptoma, është e vështirë për ta përcaktuar se kur është shfaqur saktësisht.
- Preeklampsia – është komplikimi më serioz i hipertensionit në shtatzëni pavarësisht etiologjisë. Hipertensioni kronik dhe gestatik mund të çojnë në preeklampsi e cila karakterizohet me komplikime në shtatzëni siç është presioni i lartë i gjakut dhe shenja të dëmtimeve të organeve të tjera, zakonisht pas javës së 20 të shtatzënisë. Më parë preeklampsia diagnistikohej vetëm në rast se gruaja shtatzënë ka presion të lartë të gjakut ose proteina në urinë. Sot, mund të dimë nëse gruaja shtatzënë mund të ketë preeklampsi edhe në rast se nuk ka një rritje të nivelit të proteinave në urinë.
Komplikimet e presiont të lartë të gjakut
Presioni i lartë i gjakut, sidomos forma më e rëndë – preeklampsia mund të shkaktojë komplikime të shumta të shtatzënisë duke përfshirë:
- Reduktimin e rrjedhës së gjakut në placentë. Nëse placenta nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak, foshnja juaj do të marrë më pak oksigjen dhe lëndë ushqyese. Kjo mund të shkaktojë zvogëlimin e rritjes së fetusit, peshë të ulët të lindjes ose lindje të parakohshme.
- Abrupcia (shkëputja) e placentës - Preeklampsia rrit rrezikun e shkëputjes së placentës,ku placenta para lindjes ndahet nga muri i brendshëm i mitrës. Abrupcia mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë dhe dëme në placentë, kushte apo gjendje të cilat janë kërcënuese për jetën e nënës dhe të fëmijës.
- Lindje e parakohshme. Ndonjëherë lindja e parakohshme është një opsion për të parandaluar komplikimet e rrezikshme për jetën e nënës dhe të fëmijës.
- Rreziku i sëmundjeve kardiovaskulare. Në të ardhmen preeklampsia rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare tek nëna. Rreziku është më i madh nëse keni patur preeklampsi më shumë se një herë ose nëse keni patur lindje të parakohshme.
Si trajtohet dhe a është e sigurt pirja e ilaçeve për presionin e lartë të gjakut gjatë shtatzënisë?
Edhe pse një numër i madh i ilaçeve për presionin e gjakut mund të ndikojnë tek foshnja juaj, ekzistojnë ilaçe të cilat janë të sigurta dhe mund të merren gjatë shtatzënisë. Standarti i artë për trajtimin e hipertensionit gjatë shtatzënisë është Metil Dopa, i cili është shumë i mirë për shkak të gamës së gjërë të dozave. Me përjashtim të rasteve më të rënda mund të përdoren edhe antihipertensivë më të fortë.
Trajtimi është veçanërisht i rëndësishëm për shmangien e rrezikut të atakut të zemrës dhe trurit gjatë periudhës së shtatzënisë për shak të presionit të lartë të gjakut. Pasojat për fetusin gjithashtu janë të shumta – nga zvogëlimi i peshës trupore deri në vdekje.
Në rast se duhet të pini ilaçe gjatë shtatzënisë, mjeku juaj do t’ju lëshojë terapi e cila do të jetë e sigurt për ju dhe për fëmijën tuaj. Ilaçet duhet ti pini ashtu siç ju ka rekomaduar doktori.
Lindja
Mënyra e lindjes gjatë hipertencionit jo të komplikuar nuk varet nga kjo, lindja varet nga shenja apo tregues të tjerë. Megjithatë, gjinekologu juaj mund të sugjerojë përfindimin e shtatzënisë tuaj disa ditë para afatit tuaj të fundit të lindjes me qëllim për të shmangur komplikimet. Nëse zhvillohet preeklampsia dhe komplikime të tjera është e nevojshme që të lindni para kohe. Në rast të preeklampsisë së rëndë, përfundimi i shtatzënisë mund të jetë zgjidhja e vetme dhe më e mirë.
A do të mund ta ushqej me gji fëmijën tim?
Gratë të cilat vuajnë nga presioni i lartë i gjakut, inkurajohen që të ushqejnë me gji edhe pse janë nën ndjekjen e terapisë. Për dhënien e gjirit inkurajohen shumica e grave të cilat kanë presion të lartë të gjakut, madje edhe ato të cilat pijnë ilaçe. Do të konsultoheni me mjekun tuaj nëse është i nevojshëm ndryshimi apo përshtatjen e terapisë gjatë periudhës që ushqeni me gji.