fbpx

 

Dy muaj plot me pasiguri, frikë, pritje, lot dhe buzëqeshje për çdo sukses të madh të vogëlushit Vasilij. Kështu Simona dhe Jani i kaluan ditët, të cilët më 25 mars u bënë prindër krenarë të vogëlushit Vasilij. Por në vend që të shkonin në shtëpi me fëmijën e tyre, ata u larguan me duar bosh. Shtëpia e parë për të porsalindurin ishte Njësia e Kujdesit intensiv neonatal, ku ai ka qëndruar për 57 ditë.

Të gjithë e dimë që sipas përkufizimit, shtatzënia zgjat 40 javë gestacionale, por Vasiliji nxitoi për të parë botën, u lind në javën e 28-të të shtatzënisë, me peshë nga 1320 gramë.

"Ai ka lindur më 25 mars dhe ishte aq i vogël, si një kokrre. Ai peshonte vetëm 1320 gramë dhe ishte i gjatë 44 centimetra. Kështu që periudhën që supozohej ta kalojë në barkun e mamit, ai e kaloi në një inkubator. Shumë netë pa gjumë, shumë pyetje në kokën time, a është mirë, a po qan, a ushqehet, kur do ta marrë në krahë? Fatmirësisht, momentet e vështira janë prapa nesh dhe falënderojmë gjithë ekipin nga "Acibadem Sistina" - Dr. Radica Muratovska, Dr. Dushko Fidanovski, Dr. Kornelija Trajkova, Dr. Natasha Allulloska, infermieret më të mira në Departamentin e Kujdesit intensiv . Tani ata janë familja jonë e dytë. Falënderoj të gjithë njerëzit e mirë që më mbështetën pa rezerva në këto ditë të vështira që mbetën pas nesh. Unë kisha një mbështetje të jashtëzakonshme morale dhe financiare. Unë jam shumë e kënaqur nga ekipi, me asgjë në botë nuk do i ndërroja. Po të mos ishin këta mjekë dhe infermierë, Vasiij nuk do të ishte këtu.", tha Simona Ançevska.

Tani jemi së bashku në shtëpinë tonë

Buzëqeshja nuk u largohej nga fytyrat e prindërve krenarë. Simona dhe Jani nuk i fshehën buzëqeshjet e tyre të sinqerta dhe lotët gëzimi ndërsa infermierët e kujdesit intensiv u dhanë këshilla se si të kujdesen për vogëlushin e tyre në shtëpi.