fbpx

Me plasjen e ujrave në javën e 25-të, me një shtatzëni me rrezik të lartë, dy humbje më parë, me shanse minimale për frytin për të mbijetuar në një spital në Tiranë, familja nga Shqipëria ka vendosur të kërkojë shpresën në spitalin “Acibadem Sistina” në Shkup, pas shumë rekomandimeve të shkëlqyera. 

Për fat të mire, me një ekip të shkëlqyeshëm me përkushtim të madh ndaj punës dhe profesionalizëm, vogëlushja Maris lindi në javën e 27 të gestacionit me vetëm 800 gramë sot shkon në shtëpi. Prindërit falënderojnë Dr. Aleksandar Bojaxhiev, Dr. Antoni Hristovski dhe infermieret e përkushtuar nga NICU.

 “Dëshira jonë për një bebe bëri që periudhën e fundit ta kalojmë në Shkup. Në Tiranë na thanë se shanset për Maris janë minimale. Prej familjareve nga ana e bashkëshortit dëgjuam se në Shkup ka një spital të mirë, prandaj kemi vendosur të kalojmë kilometra dhe kilometra për ta dhënë shansin e bebes sonë të palindur. Flas për një përvojë shumë të mirë, falënderoj Dr. Aleksandar Bojaxhiev i cili më pranoi në javën e 25 të gestacionit me ujra të plasura, bëri disa ekzaminime dhe në javën e 27, më 13 shkurt në botë erdhi vogëlushja Maris. Mjeku ishte gjithmonë shumë pozitiv dhe i buzëqeshur, kam ditur se për këtë shtatzëni gjithçka do të përfundojë mirë edhe pse ishte komplekse dhe kishim vështirësi. Isha shumë e frikësuar, por me një ekip të këtillë, çdo lot u shndërrua në buzëqeshje. Falëndeërojmë Dr. Antoni Hristovski, i cili u kujdestë për vogëlushen tonë dhe infermieret e Njësisë së Kujdesit neonatal intensiv. Jemi tepër të lumtur, shkojmë së bashku në shtëpi”, kanë ndarë Maillda she Markelian Zeraj.

Njëjtë si shumica e foshnjave të lindura para kohe Maris kaloi këtë udhëtim me shumë shpresë, guxim dhe fuqi. Me rrezik të madh ndaj jetës, ajo lëshon spitalin pa komplikime dhe me parametra të shkëlqyera fillestare.

Infermieret që u kujdesen 62 ditë për Maris kanë dhënë mbështetjen e tyre për familjen. Rrëfejnë se çdo ditë kanë dëgjuar histori frymëzuese dhe për ne secila prej tyre është emocionuese dhe plotë me shumë sfida.