Java e 2-4
Qeliza juaj vezore dhe spermatozoid ii partnerit tuaj, trupëzohen së bashku në një nga dy tubat fallopiane në mitër duke formuar një qelizë të vetme – pika fillestare nga e cila rrjedhin një numër i madh ngjarjesh të mahnitshme. Ky proces quhet fertilizim. Kjo qelizë fillestare ka 46 kromozome 23 kromozome tuajat dhe 23 të partnerit tuaj. Kjo qelizë e vetme mikroskopike ndahet përsëri dhe përsëri në javën e 40 të shtatzënisë, kjo qelizë tashmë është shndërruar në një krijesë apo person të ri, i cili është krijuar nga më shumë se 2 trilion qeliza – djali apo vajza juaj e bukur.
Pas fekondimit, qeliza udhëton poshtë tubave fallopiane në mitër. Në të njejtën kohë ajo ndahet me shpejtësi. Grupi i qelizave të brendshme do të formojë embrion, ndërsa në pjesën e jashtme do të formohen membrana të cilat shërbejnë për ushqimin dhe mbrojtjen e tij. Katër deri në pesë ditë pas fertilizimit është momenti kur ky top qelizash do të arrijë në mitër, dhe tashmë quhet blastocist. Qelizat e jashtme të grupit blastocist do të bashkangjiten me murin e brendshëm të mitrës , proces ky i cili quhet implantim. Gjatë këtij veprimi të bashkangjitjes së qelizave në murin e mitrës, është e mundur që tek disa gra të shfaqet gjakderdhje e lehtë e cila quhet gjakderdhje implantimi. Kjo nuk është një arsye për tu shqetësuar, disa gra shpesh e interpretojnë gabimisht si menstruacione. Shfaqen simptomat e para apo ndryshe i quajmë simptomat e hershme të shtatzënisë (lodhje, gjinjë të ndjeshëm, të përziera, rritja e ndjeshmërisë së aromave, rritje të temperaturës) si dhe testi laboratorik i shtatzënisë është pozitiv.