fbpx

Java e 16.

Disa gra shtatzëna kanë privilegjin të ndjejnë lëvizjen e parë të bebes së tyre në bark. Gratë të cilat janë për herë të parë shtatzëna, lëvizjet e para të foshnjës zakonisht i ndjejnë pas javës së 20-të.Në fillim, kur foshnja është ende e vogël, lëvizjet e tyre shpesh ngjajnë me gazrat ose me ngërçe të lehta të muskujve. Gjatë rritjes, foshnja fiton forcë dhe lëvizjet nuk mund të mos vërehen apo ndjehen. Një fakt tjetër befasues në javën e 16-të është se foshnja mund ta dëgjojë zërin tuaj. Një numër i madh i grave shtatzëna, në këtë javë mund të vërejnë një rritje të ndjeshme të thonjve dhe të flokëve.

Madhësia e fëmijës tuaj ka madhësinë e një avokado

Në javën e gjashtëmbëdhjetë, gjatësia mesatare e fëmijës është 15cm. Peshon 110 gram.

Fëmija juaj në javën e gjashtëmbëdhjetë

I dëgjon tingujt tuaj

Ka të formuar ndjesinë e shijes

Fillon zhvillimi i mushkërive

Fetusi mund të shikohet gjatë kontrollit me ultratingull

Fëmija fillon të bëjë lëvizje të gojës sikur është duke pirë gji

Simptomat të cilat janë shpesh të pranishme gjatë kësaj jave

Disa nga nënat i ndjejnë lëvizjet e fetusit të tyre

Dhimbje shpine. Për t’i shmangur ato, kryeni ushtrime në mëngjes

Rritje të gjinjve. Në fund të tremujorit të dytë, gjinjtë janë gati për të ushqyer

Kapsllëk. Ndodh për shkak se mitra e zmadhuar ushtron presion mbi zorrën e trashë

Sy të ndjeshëm dhe të thatë. Shkaktar kryesor për këtë fakt, janë hormonet e shtatzënisë.

Këshillojmë

Mund të keni rrjedhje të bardhë vaginale. Kjo rrjedhje konsiderohet se ndihmon në shuarjen e zhvillimit të baktereve potencialisht të rrezikshme. Vagina ka pH acidi i cili varion nga 3,5 deri në 5. Mjedisi acid I vaginës është në fakt një mbrojtje natyrale kundër mikrobeve. Vëreni nëse kjo rrjedhje fillon të mbajë erë të pakëndshme, ngjyrë të verdhë, jeshile apo është e shoqëruar me ngjyrë të kuqe, kruarje dhe irritim. Këto janë shenja të infeksionit vaginal. Kjo është një nga shkaqet më të zakonshme të shpërthimit të parakohshëm të ujrave dhe lindjes së parakohshme. Është e këshillueshme që të kryhen rregullisht brist mikrobiologjike. Në raste të tilla duhet patjetër të kontaktoni gjinekologun tuaj.

Fotografohuni. Këto do të jenë fotografime të cilat do të mbeten në kujtimet tuaja më të mira

Bisedoni me beben, pasi tashmë i dëgjon tingujt e zërit tuaj

Bëni një listë me emra