Java e 33.
Jeni të emocionuar pasi me çdo ditë të re jeni më pranë ditës së shumëpritur. Por nga ana tjetër jeni dhe pak të frikësuar, veçanërisht nëse jeni në pritje të fëmijës së parë. Simptomat të cilat i kemi përshkruar në javët e kaluara janë të pranishme edhe në këtë javë, tek disa gra ato bëhen më intenzive. Çdo shtatzëni është individuale, por ekziston një e drejtë e përbashkët – jini të gëzuar, të qeshur dhe të qetë. E dimë se barku i madh, goditjet e shpeshta dhe shoqërimi i simptomave bëjnë të ndiheni të lodhur, të hutuar dhe pa komoditet. Fokusohuni tek fëmija juaj dhe do të arrini ti kapërceni të gjitha vështirësitë. Angazhimi i partnerit në detyrat e shtëpisë është i pashmangshëm, sigurisht nëse doni që të lini pak hapësirë për veten tuaj.
Fëmija juaj ka madhësinë e një duriani
Gjatësia mesatare e bebes tani është rreth 43.7 cm, ndërsa pesha mesatare rreth 1.920 gram.
Foshnja në javën e 33
Koordinon frymëmarrjen me gëlltitjen e lëngut amniotik
Mushkëritë akoma nuk janë të zhvilluara krejtësisht
Kockat forcohen
Truri zhvillohet në mënyrë intenzive
Simptomat të cilat zakonisht janë të pranishme në këtë javë
Dhimbje koke
Probleme me frymëmarrjen. Ndjeni se nuk mund të merrni frymë. Vogëlushi juaj ushtron presion në mushkëri.
Të çorientuar dhe të harruar.
Këshillojmë
Rezervoni kontrollin e ardhshëm në të cilin do të duhet të kryeni bris për zbulimin e pranisë së grupeve të baktereve streptokoke GBS të cilat mund të shkaktojnë infeksion tek fetusi gjatë lindjes (kur fëmija kalon nëpër kanalin e lindjes).
Përgatituni për rolin më të bukur.